Connect with us

Rama prezanton platformën e bashkëqeverisjes: Ministrat përgjegjës për çdo ankesë

Kuriozitete

Rama prezanton platformën e bashkëqeverisjes: Ministrat përgjegjës për çdo ankesë

Rama prezanton platformën e bashkëqeverisjes: Ministrat përgjegjës për çdo ankesë

Në kuadër të platformës për bashkëqeverisje, kryeministri Edi Rama ka folur për përzgjedhjen e anëtarëve që do të merren me ankesat dhe kërkesat e qytetarëve.

Në prani të personave që po trajnohen me këtë projekt, kreu i qeverisë theksoi se në këto vite tranzicioni janë ende problemet që ndodhin brenda kryeministrisë, siç është moskthimi i përgjigjeve për ankesat që kanë qytetarët.

"Aktiviteti i platformës ende në embrion, por edhe me kaq ne kemi mundur të konstatojmë vlerën e shtuar të këtij instrumenti. Ajo çka nuk ka funksionuar deri më sot në gjithë këtë histori, duke nisur nga kjo godinë është kjo që nuk është arritur që as godina më e rëndësishme e institucionit shqiptar t'u japë njerëzve përgjigje për mijëra ankesa. Procesi ka qenë i ndërtuar pa pikë në fund", tha Rama.

Më tej kryeministri shtoi se të gjithë qytetarët që do të përdorin platformën bashkëqeverisëse dhe do të të marrin përgjigje direkte nga eprorët më të lartë, që janë ministrat. Shefi i qeverisë tha se çdo qytetar mund të realizojë një denoncim, me qëllim që të sensibilizojë qeverinë.

“Përmes platformës njerëzit do marrin përgjigje dhe përgjegjës për çdo ankesë dhe për çdo vlerësim të shprehjes së dëshirës për kontribut janë ministrat dhe ministret. Në këtë platformë çdo qytetar mund të realizojë një denoncim në media, me qëllimin që të sensibilizojë qeverinë.

Të gjitha denoncimet në media, apo kudo tjetër janë të mirëseardhura. Por kjo platforma krijon mundësinë që ta zgjidhësh problemin direkt. Duke përdorur këtë platformë njerëzit marrin në dorë një armë për të luftuar të drejtat e tyre dhe i japin mundësi vetes që në këtë luftë të jenë me qeverinë në krah”, u shpreh Rama. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top