Connect with us

RAMA: RRITU LUL SE S’TË RRIT DOT MONIKA, VËLLAI IM S’ËSHTË SI KUNATI. BASHA: KE MARRË FUND

Kuriozitete

RAMA: RRITU LUL SE S’TË RRIT DOT MONIKA, VËLLAI IM S’ËSHTË SI KUNATI. BASHA: KE MARRË FUND

RAMA: RRITU LUL SE S’TË RRIT DOT MONIKA, VËLLAI IM S’ËSHTË SI KUNATI. BASHA: KE MARRË FUND

Prej disa minutash tashmë kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha vijojnë debatet në Kuvend lidhur me pr/ buxhetin e vitit 2018.

PD bën thirrje për të mos votuar pr/ buxhetin duke e quajtur projekt kriminal. Basha thotë se po kërkohet të bëhet pastrim i parave duke ndërtuar hotelet me 5 yje.

Në replikë Rama përmendi Avni Ponarin, një mbështetës dhe sponsor i PD-së i cili kërkon të ndërtojë hotel me 5 yje në Valbonë.

“Është dita ndërkombëtare e tolerancës dhe unë nuk mund vetëm të buzëqesh për sharjet dhe fyerjet që më adresoi shumë i dashuri Lul. Meqë për arsye që unë nuk e di e nise me Papa Franceskun edhe unë po e vazhdoj me Papa Franceskun: Flisni vetëm për mëkate e skandale se ju intereson zhurma që bën një pemë që bie e jo pylli që rritet.

Jemi i vetmi vend që nuk kemi një hotel me 5 yje. Kërkesa e parë është Avni Ponari, votues i PD-së, kërkon të ndërtojë një hotel me 5 yje në Valbonë. Kërkon të pastrojë para, po paratë e kujt?! Nuk rritesh dot nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde. Je një kopje e pagëlltishme e Lulit të vocërr”, tha Rama.

Nga ana e tij Basha i është drejtuar kryeministrit duke i thënë se ka marrë fund politikisht por dhe nga pikëpamja e logjikës dhe e fjalëve.

“Ti nuk shikoje as gomonet dhe as ministrin që merrte miliona dhe as milionat që more për zgjedhje. Katër vite u bëre gazi i botës duke thënë nuk ka drogë e më pas the e mposhtëm drogën. Gabohesh nëse mendon se unë jam këtu për tu marrë me ty. Nuk më intereson ti, por vendi dhe përgjegjësinë që kam ndaj shqiptarëve. Askush të mos e ngrejë kartonin për këtë buxhet të varfërimit të shqiptarëve.

Ka hotele me 5 yje në Shqipëri i di ti. Nuk ka investitor të huaj por është flota e trafikantëve të drogës dhe ndonjë pensionist italian që duan të ndërtojnë hotele. Thirri mendjes. Ta ndalim këtë buxhet, bëjmë reformën zgjedhore dhe ti kthejmë legjitimetin kësaj salle. Ti vëmë kufirin tek thana këtij projekti kriminal”, tha Basha.

Në replikë kryeministri Rama u shpreh se “Thana jeni ju ne jemi qeveria dhe shumica e zgjedhur më 25 qershor. Më tej ai shtoi se Basha është një kopje e paarrirë e Saliut dhe kopje e paarrirë e Lulit të vocërr sepse sipas tij është fallco.

“Këto nuk janë batuta por fjalët e një njeriu që ka bërë përpjekje të sinqerta që të rritesh. Të bësh një akt prej lideri që ti e mohove. Lul, Monika të bën të ndihesh më i fortë por nuk të rrit dot, të zvogëlon. Ti bëj si të duash, merru me kë të të dalë përpara”, tha Rama.

Kreu i opozitës e akuzoi më tej nga foltorja lidhur me të vëllain Olsi Ramën ku theksoi se ai tentoi të marrë me koncesion mbledhjen e TVSH-së.

"Nuk më ka hyrë asnjëherë në hesap një anëtar i familjes së tij, por në momentin që një kryeministër ndryshon ligjin e TVSH-së, vetëm që t'ia japë vëllait, për të cilin hoqi edhe ministrin e Financave, kjo është çështje e çdo shqiptari", akuzoi Basha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të qeverisë i cili tha se vëllai i tij nuk është si kunati, duke iu referuar kunatit të kreut demokrat.

"Vëllai im është njeri i zakonshëm, nuk është kunat i famshëm, por unë kurrë nuk vij këtu me libër shpie. Pse jeni bashkë, për çfarë? Ku doni të dilni së bashku? E keni katandisur këtë parti në një tufë pa vizion e qëllime. Rritu Lul rritu”, shtoi Rama.

Kryeministri tha se demokratët kanë keqinterpretuar edhe një letër të drejtuesit të Partisë Popullore Europiane, ku thuhet se ai ka kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit. "Presidenti i PPE thotë shumë thjeshtë, ne duam drejtësi, nuk duam gjueti shtrigash”, u shpreh Rama. /b.l./noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top