Connect with us

Rama sfidon Bashën me dorëheqje: O unë, o ti! Provo 400 milionët

Kuriozitete

Rama sfidon Bashën me dorëheqje: O unë, o ti! Provo 400 milionët

Rama sfidon Bashën me dorëheqje: O unë, o ti! Provo 400 milionët

Kreu i qeverisë Edi Rama i ka bërë një sfidë të hapur rivalit të tij politik, ku në lojë është vënë dorëheqja ose e tij si Kryeministër, ose e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Ai ka thënë se është nxënës i Faik Konicës dhe Fan Nolit dhe se pjesë e kësaj shkolle është dhe gjuha sarkastike, të cilën e cilësoi si shkollën më të lartë të oratorisë.

“As dje as sot dhe as nesër nuk i them kundërshtarit horr dhe klloun. Ishin dy fjalë që i përdor ti. Këto janë fyerje, sarkazma dhemb më shumë se këto fyerjet e rrugës. Lulzim ke dy rrugë, ose ktheje dhimbjen ne forcë dhe drejtoju për ndihmë Faikut dhe priftit të madh, ose vazhdo me gjuhën e rrugës, horr, kloun e kriminel që janë pjesë e një fjalori që në atë shkolle quhet fjalor ngelësash në oratori me standardet e shkollës që bëj unë. Unë nuk jam si ata por mësoj çdo ditë dhe e vë në jetë se ju jeni si ishin kundërshtarët e tyre në atë kohë që si i quante im zoti i madh, gdhë, gdhë, gdhë, tani gënjeshtar ti apo unë?”, u shpreh Rama.

Ai e sfidoi duke thënë se nëse janë 400 milionë euro për impiantet e plehrave ai jep dorëheqjen, duke iu drejtuar “Ti e jep dorëheqjen? Çoje kokën, nëse janë aq unë jap dorëheqjen. Po doli kaq unë jap dorëheqjen ti u fut një te qeshmë dhe vazhdon me tënden”.

“Ta marrin e ta analizojnë dhe po doli 400 milionë euro shuma e dedikuar për këto vepra shpëtimi të shëndetit të mjedisit të të ardhmes unë jap dorëheqjen”, deklaroi Rama. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top