Connect with us

Rama: SHBA po sjell poligrafin, e gjithë policia do i nënshtrohet makinës së të vërtetës

Kuriozitete

Rama: SHBA po sjell poligrafin, e gjithë policia do i nënshtrohet makinës së të vërtetës

Rama: SHBA po sjell poligrafin, e gjithë policia do i nënshtrohet makinës së të vërtetës

Kryeministri, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin në Ministrinë e Brendshme me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ka njoftuar se me mbërritjen e agjentëve të FBI, gjithë policia dhe drejtuesit do të kalojnë në sitë dhe se sipas tij asnjë nuk ka për të shpëtuar nga instrumenti për sinqeritetin, poligrafi.

“Më në fund pas dy vjet përpjekje për të sjellë këtu agjentët e FBI dhe pas nënshtrimit në Uashington të memorandumit, për pak ditë vjen këtu një ndër agjentët më prestigjioze të FBI, për të mbështetur policinë në luftën kundër krimit të organizuar.

Nuk mbaron me kaq. Mbërrin edhe një agjent tjetër me kuota besueshmërie maksimale për të mbështetur policinë nga Gjermania.

Po diskutojmë me një kompani hetimesh dhe auditimesh që drejtohet nga ish-agjentë të FBI-së. Këtu do jemi, do shohim dhe do flasim. Do sjellim në radhë të parë një eksperiencë që ne nuk e kemi. Do sjellim një fuqi motivuese që na duhet. Do sjellim edhe instrumentet e tyre operacionalë, për vettingun.

Nuk do ketë drejtues policie që nuk do kalojë testin. Dhe ju e dini se çdo me thënë të kalosh testin e FBI. Ka dhe një instrument për sinqeritetin, ju e dini, poligrafin, do të jenë këtu të gjitha. Këtu do shkojmë më tutje me një plan shumë të qartë, duke shfrytëzuar maksimalisht eksperiencën dhe bazën që keni vendosur ju këtu”- tha ai. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top