Kuriozitete
RAMA “SHKUND” PUSHTETIN VENDOR, SHKARKOHEN NGA DETYRA 12 PREFEKTËT NË QARQE
RAMA “SHKUND” PUSHTETIN VENDOR, SHKARKOHEN NGA DETYRA 12 PREFEKTËT NË QARQE
Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar nga detyra prefektët për 12 qarqe të vendit. Vendimi që pritet të merret sot në mbledhjen e qeverisë, për të "shkundur" pushtetin vendor nuk ishte e papritur, pasi kryeministri paralajmëroi shkarkimin e prefektëve gjatë një takimi me drejtuesit vendorë dhe përfaqësues të bashkive të qarkut të Vlorës.
"Shumë shpejt do bëjmë publikë emrat e prefektëve që do shkarkohen dhe atyre që do vijnë në këtë detyrë. Do kemi një skuadër të re prefektësh që do mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme. Një skuadër që të punojë fort se i kemi parë perfektët në Tv vetëm kur ka patur përmbytje", tha Rama në 14 tetor.
Mësohet se vendimi për shkarkimin e prefektëve aktualë në qarqet e vendit është marrë sot në mbledhjen e radhës të Qeverisë.
Kush shkarkohen
Prefekti i Tiranës, Admir Abrija
Prefekti i Kukësit, Liman Morina
Prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani
Prefekti i Dibrës, Ardit Kaja
Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani
Prefekt i Lezhës, Eduard Ndrecaj
Prefekt i Elbasanit, Ardit Demiri
Prefekti i Korçës, Pandi Papando
Prfefekti i Fierit, Vasil Bregu
Prefekti i Beratit, Valbona Zylyftari
Prefekti i Gjirokastrës, Flamur Bime
Prefekti i Vlorës, Etjona Hoxha
Vendimi për shkarkimin
9. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Tiranës
10. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Durrësit
11. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Elbasanit
12. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Shkodrës
13. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Lezhës
14. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Kukësit
15. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Dibrës
16. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Vlorës
17. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Fierit
18. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Beratit
19. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Gjirokastrës
20. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Korçës. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.