Connect with us

Rama shpërthen ndaj gazetarëve: Turp t’u vijë, as lexoni, as kuptoni, flisni përçart

Kuriozitete

Rama shpërthen ndaj gazetarëve: Turp t’u vijë, as lexoni, as kuptoni, flisni përçart

Rama shpërthen ndaj gazetarëve: Turp t’u vijë, as lexoni, as kuptoni, flisni përçart

Kryeministi Edi Rama ka shperthyer me akuza ndaj gazetarëve, duke i thënë se nuk kuptojnë, as lexojnë, as thellohen e as duan të dëgjojnë për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

Sapo doli nga seanca plenare, kryeministri Rama është ndalur në një prononcim për mediat duke iu lëshuar atyre me këto fjalë të rënda.

“Turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata që ende nuk keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni çorodisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi, nuk keni kuptuar se jemi sot në kushte thjesht të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë pesë rreshta para se të tregojë të tjerëve duke abuzuar me misionin e ndërmjetësit se për çfarë bëhet fjalë

Nuk jemi këtu në një situatë ku diskutojmë t’ja heqim apo lëmë mandatin dhe së dyti nuk keni marrë vesh akoma kur akuzat kërcasin përditë se sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por për të mbrojtur ligjin, Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri Rama i solli një shembull gazetarëve duke theksuar se kush prej atyre do të pranonte që pronari ta çonte në burg se me idenë se ndokush nga ju ka vjedhur ndonjë mikrofon dhe e ka çuar në shtëpi.

“Nuk keni si ta kuptoni ju këtë që as nuk lexoni, as thelloheshi dhe as dëgjoni ato që thuhet. Nëse do të ishte kështu ça është kuvendi i Shqipërisë, një studio noteri, që vjen të vulosësh një çertifikatë? Çfarë është komisioni i mandateve një tufë që tundet sipas muzikës që i afron prokuroria?

Për çfarë janë kuvendi, komisioni i mandateve? Këtu bëhet fjalë për një gjë shumë ekstreme, arrestim me burg. Me ju e kam thjesht ta anashkaloj, por me ata që tundin kokën në katundet e klubet mediatike. Le të shkojë njëherë në burg tjetri, pse ça ka?! Në gjyqtar nuk kthehet as ministri dhe askush”, shtoi Rama./b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top