Connect with us

Rama u shoqërua nga Linda, kush ishte krah Metës në pritjen për festën e Flamurit

Kuriozitete

Rama u shoqërua nga Linda, kush ishte krah Metës në pritjen për festën e Flamurit

Rama u shoqërua nga Linda, kush ishte krah Metës në pritjen për festën e Flamurit

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e së martës mbajti në Pallatin e Brigadave pritjen shtetërore me rastin e Festës sonë Kombëtare, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit.

Në këtë pritje ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, deputetë të Kuvendit, anëtarë të Qeverisë, ish-Presidentë, ish-kryeministra, drejtues dhe përfaqësues të bashkësive fetare, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, artistë, intelektualë, familjarë dhe trashëgimtarë të nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë, përfaqësues nga Kosova dhe bashkatdhetarë të shumtë nga mbarë trojet shqiptare si dhe miq të shquar të vendit tonë.

Por ndërsa kreu i qeverisë shoqërohej nga e shoqja Linda Rama, Presidenti për shkak se bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk do e mbante postin e zonjës së parë, shoqërohej nga e bija.

Ishte pikërisht vajza e vogël Era, ajo e cila e veshur me një fustan të zi, me pupa dhe kordele të kuqe qëndronte si një zonjushë e vërtetë.

Vogëlushja është parë edhe herë të tjera në krahë të të atit President, duke u bërë edhe pjesë e fotografive zyrtare të tij. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top