Connect with us

Rama uron ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, komentuesi: Delenxhi, shko në prokurori

Kuriozitete

Rama uron ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, komentuesi: Delenxhi, shko në prokurori

Rama uron ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, komentuesi: Delenxhi, shko në prokurori

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të enjte duke uruar ditën e Lumturimit të Nënë Terezës.

“Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës”, shkruan Rama në Facebook, ku publikon edhe një foto të shenjtores.

Por edhe këtij postimi të Kryeministrit, nuk i kanë munguar reagimet kritike, pas përfshirjes së emrit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafik droge.

“Mirëmëngjes delenxhi… Pse nuk shkon në prokurori te Llalla ti thuash që ta fusë në burg Tahirin?”, shkruan një komentues.

Një tjetër komentues i jep sugjerim lidhur me ditën e Nënë Terezës, ku shkruan, “Dita e sotme jo festë e Shën Terezës Shqiptare!

1-Qeveria shqiptare urgjentisht duhet ta heqë nga festat zyrtare 19 Tetorin.

2-Institucionet e ndryshme që mbajnë emrin “Nënë Tereza” të emërtohen me “Shën Tereza” titulli zyrtar që mban nga Kisha Katolike.

3-Festa zyrtare në Republikën e Shqipërisë të jetë data 5 shtator e çdo viti”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top