Connect with us

Refugjati sirian ia kthen gjermanes 50 mijë eurot e gjetura

Kuriozitete

Refugjati sirian ia kthen gjermanes 50 mijë eurot e gjetura

Ndërkohë që po vendosej në Gjermani si refugjat, Muhannad Musa zbuloi një sasi parash prej 50 000 eurosh dhe tri llogari kursimi, të fshehura në një dollap.

Siriani dorëzoi paratë në polici në mënyrë që t’ia jepnin pronares së vërtetë dhe është shprehur se ishte një vendim që i ndryshoi jetën, transmeton atsh.

Pas njohjes zyrtarisht të statusit të tij refugjat dhe të ndjerit i sigurt, Musa filloi të ndërtojë një jetë të re në qytetin veriperëndimore të Mindenit.

Me pak para që kishte, ai shkoi në dyqanet e dorës së dytë në përpjekje për të blerë mobilje për apartamentin e tij të ri dhe në një treg ai bleu një dollap të vjetër rrobash.

Ndërsa vendoste veshjet vuri re se në fund të dollapit ishte një shtresë e dyfishtë, ku pasi e shqyrtoi më nga afër gjeti një zarf, që përmbante 50 000 euro para’ të thata dhe tre llogari kursimi librash që kishin fonde më shumë se dyfishi i sasisë së parave të thata.

“Paratë ishin kaq të reja sa që mendova se ishin të falsifikuara”, deklaroi Muhannad.

“Për të qenë i sinqertë, gjëja e parë që mendova ishin vëllezërit e mi. Ata janë mbi 20 vjeç, një moshë kur së shpejti do të futen në shërbimin ushtarak për Sirinë”, shtoi siriani.

Për të marrë vëllezërit e tij nga Siria, atij i duheshin të holla dhe krejt papritur ai i kishte.

Çfarë duhet të bënte ai?

Ai foli vëllezërit e tij, me një mikun e tij, pyeti për këshillim një klerik mysliman dhe kërkoi për përgjigjje në Kuran.

“Shumë shpejt u bë e qartë për mua, feja ime thotë se ju nuk mund të mbani paratë e të huajve, ju duhet t’i ktheni ato”, tha ai.

“E gjitha ka të bëjë me trajtimin e njerëzve si miqtë tuaj më të mirë dhe t’i ndihmoni ata, dhe kushdo që ka humbur diçka, dëshiron më të vërtetë ta ketë sërish atë”, shprehet Muhannad.

Musa mori zarfin dhe e dërgoi në zyrën lokale të imigracionit, ku punonjësi në zyre mbeti i habitur dhe e shoqëroi atë në stacion policor, ku gjithashtu zyrtarët mbetën po aq të tronditur.

“Në 40 vjet që jam këtu, nuk kam përjetuar asgjë të tillë. Ne i numëruam paratë tri herë dhe thjesht nuk mund ta besonim”, tha kryeinspektori gjerman Ulrich Egen, i cili kishte marrë zarfin, së bashku me një koleg.

“Është mjaft e zakonshme që njerëzit të kthejnë shuma të vogla në polici por, një sasi e tillë si kjo? E pabesueshme”, vuri në dukje Egen.

Inspektori i policisë tha se veprimet e Musait ishin sjellje shembullore dhe nuk përbën dallim nëse është një refugjat apo dikush tjetër.

Në një konferencë për shtyp, policia e Mindenit e shpallën Muhannad Musa si “hero i ditës” dhe histori u përhap me shpejtësi në të gjithë Gjermaninë.

Emri në llogaritë e kursimit të librave ndihmoi në gjetjen e shpejtë të pronares, sapo policia kishte vërtetuar se paratë nuk ishin fituar në mënyrë të paligjshme dhe rezultoi se pronarja thjesht kishte harruar vendin e fshehtë dinak në dollap.

Më vonë, refugjati sirian u takua me familjen e të cilës i përkisnin paratë.

“Gruaja ishte duke qarë dhe ajo ishte kaq mirënjohëse”, tha Musa.

Sot, me shumë lumturi Musa tregon historinë e tij, në një kohë kur qëndrimet në Gjermani ndaj refugjatëve nuk janë gjithmonë pozitive.

Musa deklaron se dëshiron të tregojë se Islami, që udhëheq sjelljen e tij, është një fe e paqes dhe nuk ka të bëjë aspak me terrorizmin apo me të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Ai shprehet se shumë nga bashkatdhetarët e tij janë treguar mirënjohës dhe po ashtu shumë gjermanë kanë treguar respekt për të.

“Por ka gjithmonë njerëz që duan të lënë të kuptohet diçka e keqe, pa marrë parasysh atë se çfarë ju bëni”, shton Musa.

Elementë të krahut të djathtë në Gjermani kanë përdorur mediat sociale për të sfiduar historinë e tij, ndërkohë që disa të njohur e akuzojnë atë për show.

Musa mbledh supet dhe deklaron se”kurrë nuk jam penduar për vendimin tim”.

Edhe pse shqetësimi i tij më i madh mbetet ende rreth vëllezërit e tij në Siri, ai shprehet se “sërish do të bëja të njëjtën gjë”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top