Connect with us

RRËFEHET BLENDI FEVZIU: U LËKUNDA KUR MË OFRUAN NJË ÇANTË ME PARA

Kuriozitete

RRËFEHET BLENDI FEVZIU: U LËKUNDA KUR MË OFRUAN NJË ÇANTË ME PARA

RRËFEHET BLENDI FEVZIU: U LËKUNDA KUR MË OFRUAN NJË ÇANTË ME PARA

Gazetari dhe publicisti Blendi Fevziu ishte sot i ftuari i Jonida Shehut në emisionin “Pasdite në Top Channel”! Gazetari rrëfeu një tjetër dimension të tij.

Si një nga personazhet më jetëgjatë të ekranit Fevziu ka ndërruar vetëm dy të tillë, si fillim ka qenë në RTSH dhe më pas në Tv Klan.

Pyetjes së Jonida Shehut nëse e ka joshur ndonjë ofertë, ku shifrën e vendoste vetë Fevziu i’u përgjigj: “Më kanë ndodhur histori interesante që nuk dua as ti tregoj.

Ndërsa më ftuan për një drekë më kanë ardhur me një çantë me pagesën e një viti. Padyshim jam lëkundur, jo nga oferta, por jam lëkundur kur nuk jam ndjerë mirë emocionalisht në raport me vendin e punës ku jam!

Kur nuk kam pasur hapësirën që kam, kur nuk kam pasur vlerësimin që kam. Të gjithëve na ndodh, që shpesh here të prekemi nga një fjalë, që thuhet me brutalitet, momente të tilla kam pasur gjithmonë, madje mund të them edhe së fundmi kam pasur një moment jo te qetë, më është dukur sikur prioriteti i punës time nuk përputhet tamam me prioritetin e televizionit ku unë punoj , këto janë momente që kalojnë…”

Si një person me një ditë tejet të ngarkuar, axhenda e tij është e përcaktuar.

“Unë e kam shumë të thjeshtë ditën. Dal në orën 11:00 nga shtëpia pasi kam kontrolluar çfarë ka ndodhur me lajmet, bej vrapin e mëngjesit, gjithmonë takimin e parë kam në orën 11:15, dhe në orën 13:30 jam gjithmonë duke konsumuar dreken, 3 orë pasdite qëndroj në shtëpi dhe ridal në orën 20:00. 1 orë në mbrëmje vonë lexoj deri në orën 01;45-02;00! Por padyshim, që ka edhe momente, kur axhenda më bie".

I pyetur nëse do të largohej nga Shqipëria, apo a jetohet në vendin tonë, Fevziu tha se “Shqipëria është një vend i veshtirë ku e padrejta po sundon mbi të drejtën, kam një dilemë nëse vajzat e mia do të jetojnë në të ardhmen ne Shqipëri’ Unë nuk besoj se do të largohem asnjëherë”.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top