Connect with us

Rrëfehet Xhilda: Unë prostituta e luksit ku shfrynin epshet të pushtetshmit e Shqipërisë

Kuriozitete

Rrëfehet Xhilda: Unë prostituta e luksit ku shfrynin epshet të pushtetshmit e Shqipërisë

Mbrëmjen e djeshme në “Excluzive”, u prezantuan historitë e disa vajzave shqiptare që ishin shfrytëzuar dhe më pas kishin punuar për prostitucion.

Historia e vajzës që mori më shumë vëmendje është ajo e Xhildës. Xhilda tani është 29 vjeçe, ndërsa pret të mbarojë edhe dy vite burg dhe të lirohet.

Xhilda më parë ka qenë balerinë, por në moshën 16 vjeçe, ajo u mashtrua dhe u shfrytëzua si prostitutë në Itali.

Për disa kohë Xhilda punoi si prostitutë në Itali, më pas ajo arriti të zhdukej nga kthetrat e tutorit, por erdhi në Durrës dhe vazhdoi edhe vetë të punonte si tutore.

TCH: Si iu ktheve sërish prostitucionit, pse nuk qëndrove balerinë?

Xhilda: Sepse duke ndenjur me njerëz qe nuk janë të përshtatshëm. Filluan të më mbushnin mendjen, ky të jep kaq, ky të jep aq. Do të veshim, do të bëjmë, do të blejmë makinë. Dikush do të blejë një “BENZ”, dikush një shtëpi. Këto ishin mashtrimet e meshkujve që bëhen në Shqipëri. Klientët e mi i zgjidhja vetë kishte raste që ishin punonjës në shtet, pastaj prokurorë, avokatë, biznesmenë, ndërtues, inxhinierë, kështu gradash i kisha.

TCH: Politikanë?

Xhilda: Jo s’kam patur asnjë politikan

TCH: Ti je një prostitutë luksi?

Xhilda:Po, unë kërceja për ta, me merrnin me pas ne telefon dhe unë vendosja, u paguaja edhe me orë, po edhe me natë.

TCH: Si i hyre shfrytëzimit të prostitucionit

Xhilda: I hyra sepse nuk doja te merresha me ketë gjë dhe shoqet e mia balerina me thoshin na prezanto me ata klientët se ti i ke të ngritur.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top