Connect with us

Rrëfen Sabriu: Ja si ma vrau dhëndri im (Avdyli) vajzen time Arianiten (Foto)

Kuriozitete

Rrëfen Sabriu: Ja si ma vrau dhëndri im (Avdyli) vajzen time Arianiten (Foto)

Vetëm 5 javë pasi ka nisur jetesën në Gjermani te bashkëshorti, Arianita Zahiti nga Vushtrria është gjetur e vrarë me thikë në apartamentin ku jetonte çifti kosovar.
Vrasjen e saj e ka pranuar burri i saj Avdyl Nasufi, i cili me të kryer krimin është dorëzuar tek autoritetet gjermane.
Burri 36 vjeçar dhe gruaja viktimë 27 vjeçe, të dy nga Vushtrria, ishin martuar në prill të këtij viti. Trupi i viktimës ka arritur të martën në Kosovë.
Familja e saj ka hapur të pame në Vushtrri, derisa varrimi do të bëhet një ditë më pas – të mërkurën në mesditë.
Vazhdo leximin e storjes duke klikuar linkun më poshtë:

Vetëm 5 javë pasi ka nisur jetesën në Gjermani te bashkëshorti, Arianita Zahiti nga Vushtrria është gjetur e vrarë me thikë në apartamentin ku jetonte çifti kosovar. Vrasjen e saj e ka pranuar burri i saj Avdyl Nasufi, i cili me të kryer krimin është dorëzuar tek autoritetet gjermane.

Burri 36 vjeçar dhe gruaja viktimë 27 vjeçe, të dy nga Vushtrria, ishin martuar në prill të këtij viti. Trupi i viktimës ka arritur të martën në Kosovë. Familja e saj ka hapur të pame në Vushtrri, derisa varrimi do të bëhet një ditë më pas – të mërkurën në mesditë. Babai i Arianitës thotë se ende nuk e di se çka e ka shty dhëndrin që t’ia marrë jetën me thikë të bijës.

Sabri Zahiti ka hapur të pame për të bijën, Arianita Zahiti, e cila iu vra të dielën në Siegburg të Gjermanisë, nga bashkëshorti i saj Avdyl Nasufi. Krimi kishte ndodhur në apartamentin ku banonte çifti, i cili ishte martuar në prill të këtij viti, pas një viti njohjeje mes vete.

27-vjecarja nga Vushtrria u ther për vdekjen me thikë, mëngjesin e ditës së kobshme, vetëm pesë javë pasi kishte udhëtuar për të jetuar në Gjermani, me të rregulluar dokumentet për bashkëjetesë dhe lejeqëndrim pranë bashkëshortit që jeton atje prej vitesh.

Babai i viktimës, derisa të martën qëndron para dyerve të oborrit të shtëpisë së tij, ndërkohë sa pret ardhjen e trupit të pajetë të vajzës se vet, po pranon edhe ngushëllime nga të afërm të tij të cilët gjatë gjithë ditës kanë ardhur për të parë. Ai rrëfen për Gazeten Express se ende nuk i di motivet që çuan në vrasjen e së bijës, dy ditë më parë.

“Kurrë vajza s’mu ka anku. As ai. Çka ndodhi nuk e di. Unë hala po shpresoj se jam anderr, se s’po muj me besu”, thotë Zahiti.

Lajmin tregon se ia dha vëllai i dhëndrit, por se edhe ai i kishte thënë se nuk i di motivet.
“Kur m’ka thirr vllavi i tina, i kom than a din mem tregu veç pse! Tha pasha qata katër fmi që i kam, me pas dite që kanë najfar mosmarrëveshje kurrë se kisha lanë Arianiten me shku me to aty”, citon t’i ketë bërë be miku i tij.

Megjithëse ka pasur kontakt me familjen e dorasit edhe pas vrasjes, ai thotë se nuk do t’i pranojë ata të vijnë në varrimin dhe të pamën e së bijes, që zhvillohet të martën në mesdite.
Mediat në Gjermani kanë raportuar se çifti kosovar ka pasur një grindje në ditën kur ka ndodhur krimi. Kështu shkruan KSTA.de të kenë pohuar fqinjët e çiftit, i cili jetonte së bashku prej pak javësh në një apartament në Siegburg të Gjermanisë.

Por babai i 27 vjeçares, e cila deri para pak javësh kishte jetuar në Kosovë ku punonte si mësuese e gjuhës gjermane në Vushtrri, thotë se nuk i është thënë asnjëherë nga e bija apo dhëndri se kanë ndonjë mosmarrëveshje mes vete.

Madje thotë se bashkë me të dy ka biseduar një natë më parë përmes telefoni, dhe dukeshin të lumtur që janë bashkuar.
“S’di, qysh ka arrite ai me i ra thikë, nuk e di. Janë dashtë mes veti. Nuk munda me than që m’i ka ba çikës zullum ose najsen t’keqe ma përpara”, thotë burri, i tronditur nga ngjarja.

Tutje ai kujton dasmën e çiftit që ishte njoftuar para një viti.
“Ata janë martuar më 15 prill të këtij viti. Kanë ba dasmë të madhe. Është bërë një dasmë e hareshme, si prej familjes së tij si prej nesh”, vazhdon rrëfimin Sabri Zahiti.
“Çika ka shku më 27 gusht në Gjermani. Pra, para 5 jave asaj i janë rregulluar letrat me shku”, tregon ai për Gazetën Express.

“Kjo o çmenduri. Si me kanë e përgatitë. Pe marr për ni kohë e po ja boj qetohen”, deklaron babai i së vrarës, i thyer nga humbja e së bijës.
Avni Zahiti ka edhe dy vajza tjera dhe një djalë, por tregon se me Arianitën ishte më i lidhur në raport.
“Këtë e kam pas më të voglën”, thotë, dhe për një moment shpërthen në lot.

“Është kan e lidhme për prind. Është kanë e shkollume qika. Ka pas karakter, ka pas njerzi. Krejt na kan pas lakmi”, thotë ai duke mos u përmbajtur nga dhimbja.
Varrimi i Arianita Zahitit është paraparë të bëhet të mërkurën, derisa trupi i ka arritur familjareve, nga Gjermania në Kosovë, të martën pasdite.

Bashkëshorti i saj, Avdyl Nasufi, bëhet e ditur se ka pranuar tek autoritet gjermane se ka kryer vrasjen me thikë të gruas së tij, trupi i pajetë i së cilës u gjet në apartamentin ku banonin.
Pasi ishte kryer vrasja, 36 vjecari Nasufi kishte thirrur vetë policinë dhe ambulancën, dhe

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top