Connect with us

RREFIME MEKATARESH U dashurova me njerkun tim!

Kuriozitete

RREFIME MEKATARESH U dashurova me njerkun tim!

Jam Denisa 17 vjeçe. Kjo që do t’ju rrëfej është ajo që mua më ka ndodhur në të vërtetë, ju betohem që nuk ju gënjej. Unë jam rritur pa baba sepse nëna ime mbeti shtatzënë me njeriun e ëndrrave të saj, ose më mirë të them, kështu ishte ai për të deri në momentin që ajo njohu fytyrën e tij të vërtetë.

U dashurua me Tanin që në moshë fare të re dhe ai i premtonte se do të kishin të ardhme së bashku. Qëndruan bashkë rreth katër vjet duke e mbajtur sekret marrëdhënien e tyre dhe kur ndodhi diçka shumë e madhe, pra, mamaja mbeti shtatzënë me mua, lidhja e tyre duhet të dilte në dritë.

Me sa më ka treguar ajo, ata kishin patur shumë frikë se si do të reagonin njerëzit e tyre, pasi dinin që shumë kohë më parë disa kushërinj shumë të largët nga fisi i mamasë kishin patur një konflikt shumë të madh me fisin e babait.

Por gjithsesi, këto gjëra nuk duhet të ndërhynin në jetët e tyre dhe aq më tepër të ndikonin në dashurinë që po e kultivonin me aq kujdes për vite me radhë.

Kur më përshkruan kohën e “artë të dashurisë”, ajo emocionohet gjithnjë dhe më thotë se që të dy janë dashur me të vërtetë shumë, por ja që nuk mjaftonte vetëm kjo që dashuria e tyre të përfundonte në martesë.

Duhej më shumë guxim nga e babait tim. Në kohën kur ime më kuptoi se ishte shtatzënë, u gëzua sepse mendoi që kjo ishte një arsye më shumë se pse duhet ta bënin “publike” marrëdhënien e tyre dhe të mos u fshiheshin më syve të njerëzve. Ajo nuk kishte fare ndërmend që ta abortonte fëmijën edhe pse ishte vetëm 22 vjeçe.

Ishte shumë e sigurtë që ardhja në jetë e këtij fëmije do të ishte një lumturi e madhe për të dy ata.

Pra, erdhi momenti që ajo t’ia rrëfente këtë gjë familjes së saj dhe nga ana tjetër edhe Tani (nuk mund ta quaj dot me plot gojën “babi” sepse nuk jam mësuar dhe nuk e kam thirrur asnjëherë kështu) t’u tregonte të vërtetën familjarëve të tij.

Kur ato e morën vesh këtë gjë u tërbuan fare dhe e ndaluan kategorikisht që ta takonte më mamin. Ndërkohë, ime më nuk e dinte ende se ç’i kishin thënë ata, ndaj përpiqej t’u shpjegonte prindërve të saj sa e fortë ishte dashuria e tyre dhe sa njeri i mirë ishte ai.

Ajo u lutej atyre që ta lejonin të martohej me të dhe që edhe ata t’i jepnin bekimin kësaj martese, por ata vazhdonin të ngulnin këmbë:

– Ornela, ne të duam shumë, ndaj nuk duam që ti të lëndohesh nesër dhe të pendohesh që u martove me atë njeri.
Nga ana tjetër, përgjigjja ishte kategorike:

– Në asnjë mënyrë nuk ke për ta marrë atë vajzë! Ne ia njohim fisin e familjen asaj dhe e dimë shumë mirë çfarë dere janë. Nuk ke për ta marrë asnjëherë. Ose do të ikësh nga shtëpia dhe nuk ke më punë as me ne, as me kushërinjtë e tu, të cilët kur ta marrin vesh kanë për të të mbajtur mëri për të gjithë jetën.

Unë nuk e mora vesh asnjëherë konkretisht se përse bëhej e gjithë kjo hasmëri.

Mamaja nuk ka dashur të ma thotë kurrë këtë gjë.
Pasi kaloi njëfarë kohe dhe që të dy ishin përpjekur për t’ua mbushur mendjen të afërmve, mamaja ishte ajo që kishte luftuar me mish e shpirt për të arritur atë ç’ka ajo ëndërronte, ndërsa Tani, me sa treguan faktet, nuk u tregua aspak burrë!

Ata u ndanë dhe ime më ka kaluar shumë peripecira, pasi duhej të ishte edhe nënë, edhe baba. Nuk kemi qenë gjithnjë në gjendje të mirë ekonomike, plus që më kryesorja për mua ishte fakti që unë deri njëfarë moshe nuk e njihja as si fytyrë tim atë, sepse ai me lëvizjet e viteve ’90 emigroi jashtë shtetit.

Atë e fejuan me shkuesi me një vajzë që nuk e donte dhe mamaja ime nuk donte t’ia shihte më fytyrën.
Më vonë, kur unë fillova të rritesha, pas shumë këmbënguljeve të Tanit, ajo e kuptoi se ishte e nevojshme që unë të paktën ta njihja si fytyrë atë që duhet të kishte qenë pranë meje në foshnjërinë, fëmijërinë, adoleshencën time, në këtë moshë kur unë kam shumë nevojë për një figurë atërore. Pra, që ai të ishte pranë meje në çdo moment të rritjes sime!

E kam takuar dhe nuk më ka zgjuar asnjë lloj emocioni takimi me të. Më ka thënë që edhe ai e ka dashur mamanë time, por që ngjarjet rrodhën në mënyrë të tillë që ata nuk duhet të shiheshin më dhe jo se nuk donte ai, ndërkohë që mamaja ime më thotë gjithnjë të kundërtën: Që atij ia mbushën mendjen prindërit dhe pastaj nuk donte as ai vetë që të martohej me të. Unë nuk di kujt t’i besoj. Ndonjëherë mundohem ta vë veten në pozitat e tij, por prapë më duket shumë absurde të lësh personin që ti do dhe fëmijën që ai mbart, në mes të katër rrugëve.

Por vuajtjeve të mamasë sime, pas shumë kohësh, dukej se po u vinte fundi… Ajo u njoh me një burrë që ajo e do dhe që mua më duket shumë i veçantë. Këtë e kuptova që në momentin e parë që u prezantuam. Në ato momente ndjeja emocione të forta dhe nuk po kuptoja çfarë po ndodhte. Kisha përpara meje një burrë të gjatë, zeshkan e me shikim depërtues. Nuk kisha pasur asnjë figurë mashkullore pranë vetes gjatë shtatëmbëdhjetë vjetëve të jetës sime.

Duke qenë se ishim gjithnjë vetëm, mamaja më mbante shumë afër. Ajo nuk më ka lejuar të dal apo të jem shumë e shpërndarë, pasi kishte frikë, ndaj edhe unë nuk kam pasur të bëj me meshkujt. E ndiej që shumë shpesh, sapo ata më afrohen, emocionohem shumë. Asnjëherë nuk di çfarë të them apo të bëj kur jam përpara një djali, edhe sikur ai të mos më interesojë fare. Këtë e dinë të gjithë, ndaj dhe s’më afrohet njeri. Për shkak të historisë së familjes sime e faktit që më dinë për të ngathët, unë jam paksa e veçuar.

Kështu, kur takova atë që do të bëhej njerku im u emocionova shumë. Nuk dija çfarë të thoja, por ai çuditërisht më bëri të ndihesha mirë. Më ra lehtë në faqe dhe më tha se edhe ai vetë e kishte të vështirë t’i gjente fjalët që duhet të më thoshte. Kuptova që ishte gjithashtu në siklet, ashtu si edhe unë. U ulëm në divanin e dhomës së ndjenjës dhe nisëm të bisedonim. Më pyeti për gjimnazin ku studioja. Më tha se edhe ai aty kishte qenë. Nisi të më pyeste për mësueset dhe për mësimin.

Ishte një gjë aq e bukur dhe aq e thjeshtë të flisje me të. U ndjeva shumë mirë. Më pas donte të ikte, por unë këmbëngula që ai të qëndronte edhe për darkë. Ndërsa ishim të ulur të tre në tavolinë, ndjeva për herë të parë një ngrohtësi që nuk e kisha provuar më parë. Isha e lumtur dhe e qetë. Ai i afrohej herë pas herë mamasë sime ose i shtrëngonte dorën asaj. Kjo më çonte në qiellin e shtatë. Më dukej sikur kishim vite që ishim ashtu, si një familje. Kurrë nuk kam për ta harruar atë natë. Ka qenë nata më e lumtur e jetës sime.

Kur Besoja u largua dhe mami mbylli derën, unë vrapova dhe iu hodha në qafë. Ajo e kuptoi që më kishte pëlqyer shumë.
– Mos e lër të të ikë! – i thashë mamait. – Është shumë i mirë dhe duket që të do shumë!
Edhe mami vetë më tha se e donte shumë dhe se ndihej me fat që unë e kisha pëlqyer.

Për një vit, Besoja dhe mamaja ime nisën të shiheshin më shpesh. Shpesh më merrnin edhe mua me vete. Nga njëra anë doja që t’i lija vetëm, ndërsa nga ana tjetër kisha shumë qejf kur dilja me ta sepse bëja muhabet me Beson. Ai më trajtonte si të madhe. E ndieja që atij mund t’i thosha gjithçka, edhe ato që nuk ia thoja mamit. Ajo, duke qenë se ishte jashtë mase mbrojtëse ndaj meje nuk i pranonte disa gjëra, ndërsa Besoja ishte më i qetë, më i shtruar.

Ai i thoshte mamit që nuk duhet të më mbante kaq mbyllur, sepse do të mbetesha pa shoqëri dhe do të më kalonin vitet më të bukura të jetës. Qëkur Besoja hyri në jetën time, isha më e lirë. Shkoja nëpër ditëlindjet apo festat e shkollës. Ndonjëherë, kur e dinte që kisha ndonjë mbrëmje, për të më bërë qejfin, Besoja më sillte dhurata. Akoma e kam fustanin e parë që më ka dhuruar. Është një nga kujtimet më të çmuara që kam prej tij.

Pas një viti, mami më tha që kishte vendosur të martohej. Kjo gjë më bëri shumë të lumtur, pasi do të thoshte se Besoja do të jetonte me ne. Dhe ashtu ndodhi. Pas katër muajsh ata u martuan. Më pas u bëmë një familje dhe nisëm të jetonim nën një çati.

Javët e para, nga qejfi unë ngrihesha që herët dhe përgatisja mëngjesin. Kisha qejf kur Besoja, që ngrihej më shpejt se mamaja ime, e gjente gjithçka mbi tryezë. Ai më përqafonte fort, hante shpejt e shpejt dhe më pas ikte për në punë. Ndonjëherë, kur kishte kohë, më shoqëronte edhe për në shkollë.

Ato ishin gjërat më të bukura që mbaj mend nga ajo kohë, por dalëngadalë nisa të ndieja më shumë për të. Sa herë që më afrohej, më shpeshtohej frymëmarrja. Kur vinte mëngjeseve për të më zgjuar bëja sikur flija, vetëm që ai të më afrohej. Nisa të krijoja shkaqe të ndryshme vetëm që ai të më prekte. Kur mami dhe Besoja putheshin apo rrinin afër njëri-tjetrit bëhesha shumë xheloze. Në çdo moment përpiqesha t’i ndaja, të mos i lija bashkë. Nga njëra anë kisha frikë se mos ata e merrnin vesh, por nga ana tjetër nuk përmbahesha dot.

Kjo ndoshta vinte edhe nga fakti që ai ishte i pari mashkull që më qëndronte aq afër, ama edhe ashtu nuk vazhdohej. E ndieja që kisha rënë në dashuri kokë e këmbë me të. Dridhesha sapo dëgjoja hapat e tij ndërsa ngjisnin shkallët dhe drejtoheshin për nga dera…

Një ditë i thashë mamasë sime që doja të konkuroja për shkollën e lartë, gjë që do të thoshte se do të shpërngulesha në Tiranë. Ajo më tha se do të mendohej për këtë, pasi nuk donte të më linte vetëm, ndërsa Besoja i tha mamasë sime se kishte ardhur koha që unë të bëhesha e zonja e vetes, të rritesha. Kur tha kështu, u kthye nga unë dhe ma bëri me sy. Nuk e kam pyetur asnjëherë pse u soll ashtu, por mendoj se ai e ka kuptuar që unë e pëlqej, megjithëse asnjëherë nuk ma ka përmendur këtë gjë.

Ai vazhdon të sillet me mua si ditën e parë, ndërsa unë mezi pres të mbaroj gjimnazin dhe të nisem për në Tiranë. E ndiej që vazhdoj ta dashuroj Beson, madje më fort se më parë, por ai është burri i nënës sime dhe duhen shum… Jam unë ajo që duhet të largohet. Atë që ndjej do ta mbaj gjithnjë përbrenda. Jam e lumtur që të paktën një herë arrita ta ndieja lumturinë e të qenit një familje, ndaj nuk kam ndërmend ta prish tani.

Ai njeri nuk do të jetë asnjëherë i imi. Shpresoj që ardhja ime në Tiranë të ndryshojë shumë gjëra në jetën time dhe të më sjellë një njeri, me shpirtin dhe bukurinë e brendshme të Besos…

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top