Connect with us

Rrota e rimorkios zë përsipër gruan, “i këput” këmbët dhe trotuari lahet në gjak

Kuriozitete

Rrota e rimorkios zë përsipër gruan, “i këput” këmbët dhe trotuari lahet në gjak

Një incident i rëndë është shënuar sot në qytetin e Kavajës. Rrota e një rimorkioje që tërheq hekur është shkëputur dhe ka zënë përfund një zonjë duke i shkaktuar plagë të rënda në të dyja këmbët.

Sipas burimeve për JOQ.al, zonja nga komuniteti rom ishte duke kaluar në trotuar në momentin kur rrota i theu këmbët në mënyrë tragjike.

Zonja rreth moshës 50 vjeç në pamjet e siguruara ekskluzivisht për JOQ.al,duket e shtrirë në rrugë e mbuluar në gjak e në dhimbje therëse.

Gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë ende e ditur, ndërkohë që në foto duket edhe momenti kur ajo është transportuar për në spital.

Dëshmitarët e ngjarjes rrëfejnë skenën makabër që kanë dëshmuar, për redaksinë tonë:

Nga Kavaja… Ajo gjeja qe terheq hekur, tip rimorkio ju shkeput rrota dhe goditi nje zonje te komunitetit rom qe ishte ne trotuar. Kamioni nuk dukej gjekundi mbase e ka goditur dhe e ka len aty. S’jam i sigurt per kete. Por aq sa pashe, s’pashe nje person qe ti dilte zot asaj gjese me rrota aty. Ka thyer këmbët./JOQ.al

KUJDES! PAMJE TË RËNDA!!!

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top