Connect with us

Ruçi: Për t’u bërë ballë krizave të sigurisë, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet

Kuriozitete

Ruçi: Për t’u bërë ballë krizave të sigurisë, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet

Ruçi: Për t’u bërë ballë krizave të sigurisë, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet

Në kuadër të punimeve të Konferencës së 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi mbajti një fjalë në sesionin e dytë të konferencës me temë “Dimensioni i Sigurisë së Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor: Kontribut në Stabilitetin e Evropës”.

Ruçi u shpreh se për t’u bërë ballë krizave dhe sfidave të sigurisë sot procesi i integrimit nuk duhet të frenohet apo ngadalësohet.

Kryetari i Kuvendit, bëri një panoramë të ndryshimeve dramatike në Evropë sa i takon paqes publike dhe sigurisë, për shkak të akteve terroriste të frymëzuara nga ekstremizmi i dhunshëm, por edhe nga valët migratore.

Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit nënvizoi se “bashkërendimi ndërkombëtar, bashkëpunimi i ngushtë, i detajuar, i vijuar dhe efikas shumëpalësh, përfshirë atë rajonal për të bashkërenduar përpjekjet kundër të gjithë spektrit të sfidave të sigurisë është parësor”.

Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit vuri në dukje faktin se Shqipëria, përpos masave ligjore dhe politikave sociale të brendshme, është fokusuar maksimalisht për të promovuar dhe nxitur bashkëpunimin rajonal në çështjet e sigurisë.

“Pikërisht për t’u bërë ballë krizave dhe sfidave të sigurisë me të cilat po përballemi sot, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet apo ngadalësohet”, theksoi Ruçi. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top