Connect with us

Seancë maratonë, miratohet në parim projektbuxheti 2018

Kuriozitete

Seancë maratonë, miratohet në parim projektbuxheti 2018

Seancë maratonë, miratohet në parim projektbuxheti 2018

Një seancë maratonë e nisur paraditen e së enjtes, përfundoi në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

Kuvendi i Shqipërisë arriti të votojë në parim me shumicë votash projektbuxhetin e vitit 2018.

Nga 121 deputetë të pranishëm, projektbuxheti u votua në parim nga 75 ligjvënës, ndërsa kundër votuan 47.

Diskutimi për projektbuxhetin u shoqërua me debate të forta ku kreu i opozitës Lulzim Basha, e cilësoi si shkëputje totale nga realiteti, ndërsa Kryeministri Edi Rama si një buxhet që mundëson investime, rritje punësimi dhe mirëqenie.

Projektligjet e votuara në Kuvend: Miratimi i ndryshimeve në ligjin për nivelet e tarifës doganore ; Miratimi i ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat; Miratimi i ndryshimeve ne ligjin për sistemin e taksave vendore; Miratimi i ndryshimeve në ligjin për tatimin e vlerës së shtuar (TVSH); Miratimi i ndryshimeve në ligjin për akcizat në Republikën e Shqipërisë; Miratimi në parim i projektbuxhetit të vitit 2018; Emërimi i znj, Eriola Sadushi, si anëtare e bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE); Emërimi i z. Ilir Zela, si anëtar i këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP). /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top