Connect with us

Sekuestrimi i 2 ton drogë në Itali, identifikohet i riu nga Shqipëria

Kuriozitete

Sekuestrimi i 2 ton drogë në Itali, identifikohet i riu nga Shqipëria

Sekuestrimi i 2 ton drogë në Itali, identifikohet i riu nga Shqipëria

Identifikohet shqiptari që u arestua pak ditë më parë nga policia italiane, në sekuestrimin e 2 ton drogë, në provincën e Ferrarës.

Sipas mediave të vendit fqinj, ai është Roland Rrapaj, 19 vjeç, nga Vlora.

Rrapaj nuk u është përgjigjur pyetjeve të autoriteteve italiane mbi këtë rast të trafikut të drogës, teksa për të është dhënë urdhër arresti me burg për përfshirje në aktivitetin e paligjshëm.

Së bashku me Roland Rrapaj, në bordin e dy furgonëve ku u sekuestrua lënda narkotike, po udhëtonin dhe dy trafikantë të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia italiane.

Sipas hetimeve droga e konfeksionuar në 90 pako të mëdha, në sasinë e 2041 kg marijuanë e 10 kg hashash, do t’u sillte grupeve krimiknale një vlerë përfitimi prej 20 milionë euro.

Po sipas autoriteteve italiane, kjo sasi droge kishte mbërritur nga Shqipëria në brigjet e qytetit Ravennate e po transportohej me dy furgonë drejt tregjeve ilegale të shitjes në Bologna e në rajonin e Venetos.

Dy automjetet që po trasportonin lëndën narkotike, figurojnë të marra me qera nga një person banues në qytetin e Romës, identiteti i të cilit, për arsye hetimi, nuk është bërë ende i ditur. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top