Connect with us

Sherr mes shoferit të autobusit dhe një vajze, fyerje dhe shpulla mes tyre

Kuriozitete

Sherr mes shoferit të autobusit dhe një vajze, fyerje dhe shpulla mes tyre

Sherr mes shoferit të autobusit dhe një vajze, fyerje dhe shpulla mes tyre

Një shofer autobusi është përfshirë në një sherr me një vajzë që udhëtonte në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Beograd, ndërsa video po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Vajza e akuzon shoferin e autobusit për vonesë, dhe kur ai fillon ta fyej ajo humb kontrollin dhe ia kthen me të njëjtën monedhë.

Dhe në shenjë hakmarrje, shoferi del nga autobusi dhe këmbëngul se nuk do të niset derisa ajo të zbresë. Situata tensionohet edhe më shumë kur ajo vazhdon me sharje.

Në një moment shoferi humb durimin dhe ia derdh në fytyrë gotën me kafe që e mbante në dorë, dhe e tërheq zvarrë për ta nxjerrë nga autobusi.

Ndërkaq, të gjithë pasagjerët e tjerë nuk ndërmerrnin asgjë për ta qetësuar situatën dhe vetëm vëzhgonin të habitur me atë çfarë po shihnin.

Sipas autorit të videos, dyshja kanë shkëmbyer shuplaka jashtë autobusit, por ky moment nuk është filmuar nga frika se telefoni me të cilin po filmonte do të mund të tensiononte edhe më shumë situatën. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top