Connect with us

Shoqërohen në polici dy shqiptarë, kishin fshehur 55 kg kanabis

Kuriozitete

Shoqërohen në polici dy shqiptarë, kishin fshehur 55 kg kanabis

Shoqërohen në polici dy shqiptarë, kishin fshehur 55 kg kanabis

Dy shtetas shqiptarë janë ndaluar me akuzën se kishin sjellë në Greqi një sasi të konsiderueshme kanabisi, që e kishin fshehur në afërsi të qytetit të Artës.

Më herët, policia greke kishte gjetur në vendin e quajtur Kalamia, 6 km nga qendra e Artës, 53 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 54,8 kilogramë.

Pas hetimeve rezultoi se drogën e kishin sjellë aty dy shtetas shqiptarë, me moshë 31 dhe 27 vjeç.

Ata e kishin fshehur drogën në një kanal përgjatë rrugës automobilistike, me qëllim që ta transportonin më vonë për në destinacionin që ende nuk është mësuar.

Policia sekuestroi dy automjetet e tyre si dhe dy telefona celularë. Nga verifikimet e policisë rezultoi se ndaj 27-vjeçarit ishte caktuar edhe masa e ndalimit të hyrjes në Greqi. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top