Connect with us

Shpërndante drogë në shkolla dhe lokale, kush është personi i vënë në pranga

Kuriozitete

Shpërndante drogë në shkolla dhe lokale, kush është personi i vënë në pranga

Shpërndante drogë në shkolla dhe lokale, kush është personi i vënë në pranga

Një operacion antidrogë i koduar “Shpërndarësi”, ka vënë në pranga një person i cili dyshohet se prej disa kohësh merrej me shitjen e drogës në ambientet e shkollave dhe lokaleve.

Gjatë këtij operacioni të zhvilluar ditën e hënë nga policia e Dibrës, u sekuestrua kanabis sativa si dhe një bimë e kultivuar në oborrin e banesës.

I arrestuari është 22-vjeçari Jorgen Muça nga fshati Tomin i Dibrës, i cili ishte shpallur në kërkim prej disa ditësh, i dyshuar si autor i kultivimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike.

Efektivët e policisë kanë marrë informacion në rrugë operative se i riu dyshohej se kishte kultivuar bimë narkotike në numër të vogël dhe lëndën narkotike të prodhuar e shpërndante në ambientet e jashtme të shkollave dhe lokale.

Si rezultat i operacionit efektivët e policisë më 10 tetor, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij në njësinë administrative Tomin-Dibër, ku në oborrin e banesës kanë gjetur të kultivuar një bimë e dyshuar narkotike, ndërsa gjatë kontrollit brenda banesës kanë konstatuar dhe sekuestruar një sasi prej rreth 400 gramë lëndë e thatë narkotike, si dhe një sasi e konsiderueshme qesesh farmaceutike që përdoreshin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Nga hetimet e kryera rezulton se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është Jorgen Muça, i cili në momentin e kontrollit të banesës nga policia nuk ndodhej në banesë.

I riu u shpall në kërkim para një jave, për t’u kapur vetëm ditën e djeshme.

Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top