Connect with us

Shpërthen tepelenasi: Nusja ime duhet të jetë …, dhe jo siç e kërkon mami

Kuriozitete

Shpërthen tepelenasi: Nusja ime duhet të jetë …, dhe jo siç e kërkon mami

Ndërhyrjet e familjes në jetën private të një djali e kanë bërë këtë të fundit të kalojë momente ankthi dhe tensioni.

“Jam një djalë 26 vjeç.
Jetoj në emigracion dhe si gjithë nënat shqiptare që vdesin të na martojnë me vajza shqiptare, edhe mami im nuk bën përjashtim.
Mami dëshiron që unë të martohem me një vajzë që ajo e ka zgjedhur.

Nuk kam asgjë kundër asaj vajze, por mesa kam folur me të ajo është fiks nuse për mamin tim, por jo për mua.

Jam rritur në vend europian, më saktë e tërë adoleshenca më ka shkuar këtej dhe kam kuptuar diçka nga lidhjet: Femrën e dua për vete, jo për prindërit.

Prindërit duhet të m’i respektojë aq sa i takon, ama mua dua të më bëjë qejfin e të jetë me mua e lumtur.

Kam shumë shokë këtej që kanë marrë vajza nga Shqipëria, shumë të mira në disa raste, ama nuk janë të lumtur sepse nuk e kanë zgjedhur me dëshirën e tyre, por me lavdërimet e mamit.

Pastaj vuajnë gjithë jetën ose përfundojnë nëpër divorce.

Ama mua më ka zënë pika e hallit tani, sepse mami im është mërzitur shumë që e kam revuzuar atë vajzë.

Mami më thotë që nuse të huaj nuk shkel në shtëpinë tonë në Tepelenë.

Unë nuk po them që do e marr patjetër të huaj, ama do e zgjedh vetë personin që dua të kaloj jetën.

Nuk di si ta bëj mamin të reflektojë sepse ka tre javë që nuk më del në kamera.

Unë e dua nënën time dhe do jepja jetën për të, ama jetën time nuk do ta djeg me martesa me mblesëri.”, shkruan ai.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top