Connect with us

Shqiptari në Itali kapet me kokainë, qeni antidrogë zbulon vendin ku e kishte fshehur

Kuriozitete

Shqiptari në Itali kapet me kokainë, qeni antidrogë zbulon vendin ku e kishte fshehur

Shqiptari në Itali kapet me kokainë, qeni antidrogë zbulon vendin ku e kishte fshehur

Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi është kapur me një sasi droge.

Sipas mediave italiane 22 vjeçari shqiptar u pikas në Nereto të Italisë nga karabinierët teksa i jepte një personi tjetër një zarf.

Pas kontrollit në banesë, ku krahas policisë ishte edhe një qen antidrogë, rezultoi se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dispononte 25 gram kokainë dhe 19 gram marijuanë.

Mësohet se 22 vjeçari drogën e kishte fshehur jashtë banesës së tij në një tenxhere në pjesën e kopshtit.

Policia përveç sasisë së drogës i sekuestruan shqiptarit në cilësinë e provës materiale edhe 2,790 euro, një tabletë dhe 4 telefona celularë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top