Connect with us

Shqiptari u kap me 6 kg heroinë, policia jep detaje

Kuriozitete

Shqiptari u kap me 6 kg heroinë, policia jep detaje

Shqiptari u kap me 6 kg heroinë, policia jep detaje

Policia jep detaje në lidhje me drogën e sekuestruar në Portin e Igumenicës në Greqi gjatë ditës së djeshme.

Pas kontrollit të një automjeti tip "BMË", me targa AA 301 GR me drejtues mjeti shtetasin Th.T., 53 vjeç, lindur në Korçë, i cili dispononte dokumenta greke, në pjesën e pasme të sediljeve poshtë portobagazhit në një vend të fshehtë të bërë enkas, Policia greke gjeti rreth 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.

Sipas Policisë, nga shkëmbimi i informacionit me palën greke, rezulton se lënda narkotike është ngarkuar në Shkup, Maqedoni dhe automjeti me lëndën narkotike nuk ka hyrë në territorin shqiptar por ka hyrë në Greqi, nga PKK Evzone Selanik.

Destinacioni i lëndës narkotike, sipas të dhënave hetimore ishte Bari, Itali./a.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top