Connect with us

Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Halimi: Rama nuk e do drejtësinë

Kuriozitete

Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Halimi: Rama nuk e do drejtësinë

Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Halimi: Rama nuk e do drejtësinë

Në një dalje publike për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka folur për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Saimir Tahirit.

Sipas Halimit “kryeministri Edi Rama nuk e do drejtësinë dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, është vegël e tij”.

Halimi ka thënë se “çdo minutë që kalon është kundër drejtësisë”.

“Pritëm që të vinin deputetët e Partisë Socialiste për të vendosur për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Saimir Tahirit. Rama nuk e do drejtësinë, prandaj vonon hapjen e rrugës për arrestimin e Tahirit. Ruci është vegël e Ramës dhe kërkon kohë për të prishur provat. Çdo minutë që kalon është kundër drejtësisë. Do jemi nesër në mbledhjen e këshillit të mandateve”, tha Halimi.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top