Connect with us

Shufra e hekuri i hyri në kraharor, aksidenti i frikshëm që pësoi një i ri

Kuriozitete

Shufra e hekuri i hyri në kraharor, aksidenti i frikshëm që pësoi një i ri

Shufra e hekuri i hyri në kraharor, aksidenti i frikshëm që pësoi një i ri

Ky është një prej aksidenteve më të tmerrshëm që mund t’i ndodhë njeriut.

Drejtuesit të automjetit, një 33-vjeçar, i hyri shufra e hekurin në kraharor duke e shpuar tej përtej trupit, por fatmirësisht ai arriti që të shpëtojë.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë në jug-perëndim të Kinës.

Ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje duhej ta mbanin në gjendje të stabilizuar e për rrjedhojë nuk i hoqën shufrën deri sa u transportua për në spital, ku mjekët i bënë ndërhyrje kirurgjikale për 7 orë, shkruan Daily Mail.

Shufra metalike 40 centimetra u hoq me sukses nga kraharori i tij. Mjekët hoqën gjithashtu indet e dëmtuara dhe rregulluan enët e gjakut përreth zonës së plagosur. Pacienti ndodhet ende nën kujdes intensiv, por fatmirësisht mundi të shpëtojë. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top