Connect with us

“Si më përdhunoi lushnjari në shtëpinë e motrës”, e reja tregon dramën e përjetuar në Tiranë

Kuriozitete

“Si më përdhunoi lushnjari në shtëpinë e motrës”, e reja tregon dramën e përjetuar në Tiranë

Traumë psikologjike dhe dhunim seksual ka pësuar një vajzë e re e moshës 21-vjeçare në Tiranë. Ajo është abuzuar seksualisht nga ish-bashkëshorti i saj, në banesën e të motrës.

21-vjeçarja, e cila ka bërë denoncimin në polici pas asaj që i ka ndodhur, ka thënë para uniformave blu se me 23-vjeçarin J.R., nga Lushnja kishin qenë të martuar por ishin divorcuar dhe prej disa kohësh ai e përndiqte.

Ajo është shprehur se dy ditë më parë ish-bashkëshorti e kishte përndjekur dhe pasi ajo kishte shkuar në shtëpinë e motrës së saj në Kinostudio, në Tiranë, ai ka hapur derën dhe e ka përdhunuar në banesë,duke përfituar edhe nga mosprezenca e personave të tjerë në shtëpi.

Vajza ka bërë kallëzimin në komisariat një ditë pas ngjarjes dramatike, duke bërë që ish bashkëshorti të shpallet në kërkim. Po punohet për kapjen e të riut, mbi të cilin rëndojnë veprat penale: Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, përndjekja dhe dhunimi i banesës.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top