Connect with us

Si ta quaj këtë dashuri, më në fund Arnavi i shpreh dashurinë Kushit, ja çfarë do të ndodh nesër

Showbiz

Si ta quaj këtë dashuri, më në fund Arnavi i shpreh dashurinë Kushit, ja çfarë do të ndodh nesër

Sham i thotë Anxhalisë t’i japë Kushit pijen tradicionale të festës së ngjyrave qumësht me kërp e cila të deh. Kushi dehet dhe i thotë Manoramës se duket si personazh komik filmash. Ajo fillon t’i tregojë të vërtetat edhe Akashit dhe Pajalit por ata nuk e dëgjojnë. Më pas ajo shkon tek gjyshja dhe Anxhali dhe është gati t’i tregojë se u martua me Arnavin pasi ai e kërcënoi se do prishte martesën e Pajalit dhe Akashit por në këtë moment vjen Arnav.

Ai e ndalon Kushin. Ajo fillon kërcen. Të gjithë e shikojnë. Kushi sheh që Arnav po e shikon dhe ndalon. Më pas edhe Arnav dehet dhe fillon të festojë. Sham përfiton nga rasti që Kushi është e dehur dhe e çon diku. Arnav sheh që Kushi nuk është. Sham pyet Kushin pse u martua me Arnav shkruan revistawho.com Kushi i thotë se nuk do t’ja tregojë një personi të keq si ai.

Asaj i hyn pluhur ngjyrash në sy dhe fillon qan. Sham sheh Arnavin dhe fshihet pas një peme. Kushi shkon të lajë fytyrën. Arnav e ndalon dhe i fryn tek sytë që t’i ikë pluhuri i ngjyrave. Ata shikojnë njëri tjetrin të dashuruar. Sham shkon në dhomën e Arnav dhe Kushit dhe zbulon se ata nuk flejnë bashkë. Ai gëzohet. Kushi pyet Arnavin pse i rreh zemra sa herë shikon atë.

Asaj i bie të fikët dhe Arnav e mban. Arnav kujdeset për Kushin. Ajo hap sytë dhe të dy përhumben në kujtime. Kushi i thotë Arnavit t’i kthejë përgjigje për pyetjen që i bëri pra pse sa herë e sheh i rreh zemra. Arnav ja merr dorën Kushin dhe vendos tek zemra e tij. Ai i thotë se sa herë që ata takohen rrahjet e zemrës së tyre bëhen një. Të dy emocionohen.

Source @revistawho.com

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top