Connect with us

Si t’ia bëj hallit: vajza 23 vjeçare dëshiron të martohet me 48 vjeçar? Përgjigjet psikologu

Kuriozitete

Si t’ia bëj hallit: vajza 23 vjeçare dëshiron të martohet me 48 vjeçar? Përgjigjet psikologu

Mariella Frostrup- psikologe thotë se zemërimi i një babai në lidhjen e vajzës së tij është e kuptueshme – por mund të lidhet me të kaluarën e tij të pazgjidhur.

Dilema e babit: Unë kam një vajzë 23 vjeçare, por nëna e saj dhe unë u ndamë kur ajo ishte 7 vjeç për shkak të tradhtisë së saj. Unë vazhdoj ta shoh rregullisht vajzën time dhe ajo është shumë e afërt me nënën e saj dhe dy fëmijet e tjërë që i kemi. Vajza ime nuk kishte të dashur të duhur deri në kohën e adoleshëncës së vonë. Javën e kaluar unë e kuptova që i dashuri i vajzës sime është më i madh se ajo, ai është 48 vjeçar. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, të cilët po bëhet gati për t’i lënë për t’u përkushtuar vetëm ndaj vajzës sime. Unë jam barabart i zemëruar, tronditur, turpëruar dhe i dëshpëruar. I dashuri i saj është më i madh se gruaja ime, ajo është 46 ndërsa unë 55. Vajza ime do që unë të takoj këtë njeri, por jam shumë i tronditur dhe i zemëruar që një njeri në këtë moshë mund të sillet në këtë mënyrë, shkruan theguardian, transmeton Express.

Si ta trajtoj këtë? Jam në siklet dhe nuk mund ta diskutoj me shokët e mij të ngushtë.

Psikologia përgjigjet: Ndiej dhimbjen tënde. Edhe pse unë nuk mendoj  se ka vend për t’u shqetësuar. Përgjegjësia jote ka qenë ta rrisësh dhe ta mësosh se si të bëhet më e mira e mundshme. Në moshën 23 vjeçare ajo mund të jetë romantikisht naive, por ajo është e rritur. Situata juaj është një makth prindëror, por jo skenari më i pazakontë. Ajo sigurisht që nuk është vajza e parë e re që bie në dashuri me një burrë të pjekur të martuar. Për momentin unë mendoj se gabimi juaj më i madh është të merrni personalisht veprimet e vajzës suaj. Fjalët si “të zënë ngushtë, të turpëruar dhe të tmerruar” sugjerojnë që shqetësimi juaj i menjëhershëm nuk është me lumturinë e saj, por me mënyrën se si zgjedhja e saj reflekton mbi ju. Në shumë mënyra, mosha e tij është më pak shqetësuese sesa familja që do të braktisë.

Jam e shqetësuar se përgjigjja juaj mund të jetë e më rrënjosur në tradhtinë e ish-gruas sesa në mirëqenien e vajzës suaj. Është një shpjegim i besueshëm përse gati dy dekada më vonë ju ende ndjeni dëshirën për të përmendur dhe turpëruar pabesinë e gruas suaj si katalizator për divorcin. Dhimbja dhe zemërimi i pazgjidhur mund të të shtyjnë drejt kundërshtimit tuaj të ngulitur. Unë solidarizohem me emocionet që ju përshkruani, por vetëm “i dëshpëruar” është i dobishëm për momentin. Kjo mund t’ju japë shtysë për të kapërcyer instinktet tuaja dhe për të gëlltitur krenarinë tuaj, transmeton Express.

Refuzimi për të takuar njeriun që ajo mendon se e do është gabim. Dashuria mund të jetë e verbër, kështu që ju takon një vështrim të gjatë dhe të vështirë tek njeriu që ajo ka rënë. Nuk ka asgjë më bindëse në rini sesa një zgjedhje që prindërit tuaj nuk e miratojnë. Shumica e romancave epike fillojnë me familje të vështirë që i detyrojnë të dashuruarit në krahët e njëri-tjetrit. Le të fillojmë me Romeo dhe Juliet dhe të vazhdojmë nga atje.Ekzistojnë shumë lidhje të suksesshme mes partnerëve të moshave të ndryshme. Mund të krijojë sfida, por kush do të thotë se ato janë më të mëdha se ndarjet kulturore apo fetare të cilat rregullisht janë kapërcyer?

Zgjedhja e saj e partnerit nuk është faji juaj, por unë e di nga përvoja personale se humbja e pranisë së babait në moshë formuese mund të lërë boshllëk.

Qëllimi juaj duhet të jetë krijimi i një mjedisi ku mund të arrihet një diskutim i qetë dhe i arsyetuar lidhur me përgjegjësitë që ajo ka për t’i gjetur. Përpiquni ta mbështetni vajzën tuaj përderisa ajo negocion në këtë terren emocional të paqëndrueshëm. Më e rëndësishmja, veçoni atë që po ndodh tani nga historia juaj e marrëdhënieve. E kaluara është një vend i huaj, kështu që nuk mbahen plagët e vjetra kur e ardhmja ende mund të jetë ndryshe.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top