Connect with us

Si u takuan, sa kushtoi unaza e fejesës, Hillary ishte në dasmën e tyre – historia interesante e çiftit Trump (Foto)

Kuriozitete

Si u takuan, sa kushtoi unaza e fejesës, Hillary ishte në dasmën e tyre – historia interesante e çiftit Trump (Foto)

Melania Trump është Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, gruaja e tretë e Donald Trumpit dhe nëna e djalit të tyre dhjetëvjeçar, Barron William Trump.

E lindur si Melania Knauss, ish-modelja 45 vjeçare u takua me miliarderin në një ndejë mode në vitin 1998, kur ai ishte akoma i martuar me gruan e dytë, Marla Maples.

Lidhja filloi kur Trump ishte akoma i martuar me gruan e dytë.

Asokohe ajo ishte 28 vjeçe kur e takoi bashkëshortin e saj, 24 vjet më të madh. Ai pos që ishte i martuar, në atë ndejë ishte me një tjetër femër, porse vazhdoi t’ia kërkonte numrin Melanias, raporton Telegrafi.

Dhe madje e kishte dërguar femrën që e shoqëronte në tualet që t’ia merrte numrin e telefonit bukuroshes.

Trump u shkurorëzua nga gruaja e dytë në vitin 1999, ndërsa në vitin 2004, i propozoi Melanias me një unazë diamanti me vlerë dy milionë dollarë.

Unaza e diamantit prej 12 karatësh në vlerë prej dy milionë dollarësh.

Çifti u martua në vitin 2005 në një ceremoni në Palm Beach, ku morën pjesë 350 mysafirë. Për habi, aty kishte marrë pjesë edhe kundërkandidatja e Trump, Hillary Clinton, me burrin e saj, Bill.

A është penduar Hillary?!

Fustani që kishte veshur nusja ishte i Diorit dhe kushtonte 100 mijë dollarë. Fustani kishte 1.500 kristale dhe ishin nevojitur 550 orë për t’u krijuar.

U deshën 550 orë që të krijohej fustani.

Megjithatë, ajo nuk mund të ecte me të dhe shumë shpejt e ndërroi duke veshur një fustan të Vera Wang.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top