Connect with us

Sot vendimi për imunitetin, shihni si u prit Tahiri te Kryesia e Kuvendit

Kuriozitete

Sot vendimi për imunitetin, shihni si u prit Tahiri te Kryesia e Kuvendit

Sot vendimi për imunitetin, shihni si u prit Tahiri te Kryesia e Kuvendit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u paraqit paraditen e sotme në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku do të merret vendimi për imunitetin e tij, çka do i hapte rrugën arrestimit pas akuzave për trafik droge.

Në ambientet e jashtme të Kryesisë së Kuvendit, Tahiri u prit nga një numri i madh simpatizantësh, të cilët e përkrahën.

I pyetur nga gazetarja e News 24 lidhur me mbledhjen e sotme, ish-ministri

tha se “Ju i dini më mirë gjërat”.

Në mbledhjen e nisur rreth orës 10.00 të ditës së sotme, prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj deklaroi se kanë administruar prova të reja nga autoritetet italiane, duke bërë që mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top