Connect with us

Studentët tentojnë të hyjnë në Parlament, përleshen ashpër me policinë

Kuriozitete

Studentët tentojnë të hyjnë në Parlament, përleshen ashpër me policinë

Studentët tentojnë të hyjnë në Parlament, përleshen ashpër me policinë

Një përleshje mes policisë dhe studentëve protestues të cilët kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e parlamentit, raporton Anadolu Agency.

Bëhet fjalë për në kryeqytetin grek, Athinë, ku studentët e revoltuar tentuan të realizonin qëllimin e tyre.

Të mbledhur me thirrjen e bërë nga grupet e majta që operojnë në universitete, studentët kanë protestuar kundër pezullimit të shpërndarjes falas të teksteve shkollore.

Studentët që u mblodhën në qendër të qytetit, nën brohoritjen e sloganeve tentuan të hynin në ndërtesën e parlamentit.

Pas sulmit të studentëve me shkopinj ndaj forcave policore që ndodheshin në ambientet e jashtme të parlamentit, policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës.

Sipas informacioneve të marra nga policia e Athinës, mësohet se askush nuk është arrestuar dhe se nuk ka patur persona të plagosur.

Studentët edhe në një protestë të ngjashme më parë tentuan të hyjnë në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit dhe janë konfliktuar me policinë.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top