Kuriozitete
Syzet i kushtojnë 5 mijë euro? Kjo është përgjigja e Saimir Tahirit
Syzet i kushtojnë 5 mijë euro? Kjo është përgjigja e Saimir Tahirit
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri komenton deklaratën e ish-Kryeministerit Sali Berisha, i cili tha se grupi “Habilaj”, nën akuzë për trafik droge i bënë dhuratë syzet, që sipas tij kushtojnë mbi 5 mijë euro.
“Asgjë në pasurinë nuk kushton aq sa thotë Sali Berisha, kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme. Më duket shumë banale për ta vazhduar këtë bisedë”, u tha Tahiri gazetarëve mesditën e sotme.
Berisha në profilin e tij në Facebook, publikoi një mesazh ku akuzonte se syzet kushtonin 5 mijë euro.
Mesazhi i ish-Kryeministrit:
“Qytetari dixhital denoncon:
Habilajt i blenë Saje qorrit syze 5 mijë euro!
“Përshëndetje doktor. Këto syze që posedon Saje “Qorri” janë të firmës së njohur Maybach, lloji hedonist, e cila cilësohet si firma më e shtrenjtë në botë dhe ku syzet optike kapin shifra marramendëse nga 5000$ e sipër. Lind pyetja: A mundet një ish ministër dhe një deputet pa asnjë të ardhur shtesë përveç rrogës të posedojë syze të tilla? Prokuroria të hetoj se këto syze janë dhurate e Habilajve, anonim ju lutem”. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.