Connect with us

Tahiri: E pazakontë për një ministër që të hyjë në burg me ata që ka arrestuar

Kuriozitete

Tahiri: E pazakontë për një ministër që të hyjë në burg me ata që ka arrestuar

Tahiri: E pazakontë për një ministër që të hyjë në burg me ata që ka arrestuar

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar sonte në studion e emisionit “Opinion” se kërkesa e Prokurorisë për Krimet e Rënda, për heqjen e imunitetit ishte surprizë dhe e pazakontë.

Tahiri tha se një kërkesë e tillë nuk është e zakonshme për një ministër, i cili duhët të hyjë në burg me ata që ka arrestuar.

“Për mua kërkesa e Prokurorisë sot ishte e pazakontë dhe surprizë.

Nuk është e zakonshme për një ministër, i cili duhët të hyjë në burg me ata që ka arrestuar”, u shpreh Tahiri.

Tahiri: Kurrë nuk kam udhëtuar në makinë me Habilajt

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte ka deklaruar se Moisi Habilaj kurrë nuk ka udhëtuar në makinën e tij.

Tahiri tha se i vetmi gabim i tij ishte se “unë u kërkova kushërinjve të largët të më jepnin makinën që u kisha shitur, për të shkuar me pushime”.

Ai tha se “unë isha ministër në atë kohë dhe mund të merrja një makinë çfarëdo, por nuk më shkoi mendja se ata janë disa persona që merren me aktivitet të jashtëligjshëm”.

“I vetmi gabim i imi ishte që nuk e verifikova se ata persona merreshin me aktivitet të jashtëligjshëm. Ky ishte gabimi im, unë nuk e bëra në atë kohë, por duhej ta kisha bërë. Pas denoncimit të Dritan Zaganit, unë hetova rreth tyre dhe zbulova se makina ishte në emrin tim”, -tha Tahiri.

Tahiri tha se unë kam shkuar menjëherë në Prokurori dhe i kam kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të hapë një hetim. Ai tregoi se Prokuroria e hapi një hetim rreth tij, por doli me një vendim pas një viti.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top