Connect with us

Tentativa e vrasjes në lokalin me muzikë live në Korçë, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim

Kuriozitete

Tentativa e vrasjes në lokalin me muzikë live në Korçë, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim

Tentativa e vrasjes në lokalin me muzikë live në Korçë, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim

Një tentativë vrasje është shënuar në një lokal me muzikë live, ku në shënjestër janë vënë dy persona.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në një lokal me muzikë live në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, ku është qëlluar me armë zjarri drejt dy personave.

Në orët e vona të së dielës, është vënë në pranga autori i dyshuar i ngjarjes G.T., 17 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim A.S., 28 vjeç, banues në Korçë për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Dy të rinjtë akuzohen se në bashkëpunim me shtetasit A.Qiraxhi 23 vjeç dhe A.Babani., 18 vjeç, banues në Korçë, mbrëmjen e së shtunës, për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin, me armë zjarri dhe me sende të forta shtetasit A.L., dhe A.K., të dy banues në Korçë.

Dy netë më parë, dy persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të lokalit ndërsa kanë plagosur me mjetë mprehëse edhe një person.

Qiraxhi dhe Babani, bashkë me 17-vjeçarin e arrestuar dhe të shpallurin në kërkim janë pozicionuar me dy automjete përpara lokalit dhe kanë goditur me dy armë zjarri tip kallashnikov dhe pistoletë.

Ata më pas kanë hyrë në lokal të armatosur, dhe pasi e kërcënuar me jetë, kanë goditur me mjet të mprehtë personin me iniciale A.K., dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pronarin dhe administratorin e lokalit, me iniciale A.L.

Për pasojë i plagosuri A.K., ka marrë plagë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga kontrollet e kryera në afërsi të fshatit Lubonjë, janë gjetur të braktisura të dyja automjetet tip "BMW" me targa AA848FG brenda të cilit u gjetën shkopinj druri, një sopatë dhe dy gjerdanë me fishekë dhe mjeti tip "BMW" me targa AA 267ND të cilat ishin përdorur nga autorët.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentin lokal dhe kamping në pronësi të Feridon Babani, babait të njërit prej autorëve të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 44.6 gramë kanabis, municione luftarake, aksesorë dhe mjete të ndryshme për përdorim të lëndëve narkotike. Gjithashtu në të gjitha këto ambjente janë konstatuar edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Për këtë arsye policia ka vënë në pranga Feridon Babani, 53 vjeç, babanë e njërit prej autorëve. /a.y/noa.al

Si nëpër filma, dy të rinj qëllojnë me breshëri automatiku në lokalin e natës

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top