Connect with us

Tërmeti me mbi 400 viktima, pamjet e tmerrshme nga momenti i lëkundjeve

Kuriozitete

Tërmeti me mbi 400 viktima, pamjet e tmerrshme nga momenti i lëkundjeve

Tërmeti me mbi 400 viktima, pamjet e tmerrshme nga momenti i lëkundjeve

Një tërmet i fuqishëm, 7,3 ballë në kufirin verior mes Iranit dhe Irakur ka shkaktuar mbi 400 viktima deri më tani, ndërsa janë plagosur mbi 2 mijë të tjerë.

Një video e publikuar tregon çastet e tmerrshme kur nisën lëkundjet e para dhe njërëzit që të frikësuar vrapojnë për të dalë nga ndërtesat ku ndodheshin.

Dëmet e tërmetit janë të pallogaritshme, ku shumë banesa të cilat janë të ndërtuara në zonat malore janë në rrezik shembje, duke rritur kështu mundësinë e shtimit të viktimave.

Pjesa më e madhe e viktimave janë në provincën Kermanshah, perëndim të Iranit. Të paktën 164 njerëz vdiqën në këtë provincë, thanë zyrtarët për mediat shtetërore, raporton BBC.

Gjashtë të tjerë u raportuan të vdekur në Irak. Ndërkohë qe ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet.

Tërmeti shkaktoi panik dhe frikë tek banorët të cilët lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë. Xhamitë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad kanë transmetuar lutje përmes altoparlantëve.

Shefi i shërbimeve emergjente të Iranit, Pir Hossein Koolivand tha për televizionin iranian “Irinn” se shumica e viktimave ishin në qytetin Sarpol-e Zahab, rreth 15 km larg kufirit. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top