Connect with us

“Tirana moderne”, ftohet të jetë pjesë në panairin më të mëdh në Europë

Kuriozitete

“Tirana moderne”, ftohet të jetë pjesë në panairin më të mëdh në Europë

“Tirana moderne”, ftohet të jetë pjesë në panairin më të mëdh në Europë

Për pesë javë rresht, Tirana do të prezantohet me pavionin e saj në Panairin e Brukselit, një nga më të mëdhenjtë në Europë dhe që vizitohet çdo vit nga më shumë se 2.000.000 vizitorë nga e gjithë bota.

Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në twitter, i cili shprehet besimplotë se numri i turistëve që do të vizitojnë Tiranën do të jetë edhe më i madh në vijim. “Jemi gati! Tirana tradicionale & moderne do të përfaqësohet në Panairin e Brukselit këtë fundvit. Kemi boom turistik, por më shumë duhet”, shkruan Veliaj.

Me ftesë të Bashkisë së Brukselit, Bashkia e Tiranës do të jetë pjesë në një nga panairet më të mëdha të dimrit, i quajtur "Winter Wonder ", që do të mbahet në datat 24 nëntor deri më 31 dhjetor, ku falë vizitorëve të shumtë si edhe reklamimit që i bëhet eventit në mediat ndërkombëtare, është një mundësi e mirë për promovimin kulturor, historik, social, ekonomik dhe turistik.

Në këtë aktivitet Shqipëria do të përfaqësohet me një seri aktivitetesh si Konferenca Ndërkombëtare “Tirane – Bruksel , rrugëtimi historik i shqiptarëve”; takimeve dypalëshe midis përfaqësuesve të biznesit shqiptar dhe atyre europianë; vendosje të marrëdhënieve bashkëpunuese midis operatorëve turistikë shqiptarë dhe europianë si dhe një seri eventesh dhe programesh artistike-kulturore si dhe do të ketë hapësirën e saj në qendër të Brukselit për të promovuar produktet tradicionale shqiptare si; produkte artizanale , produkte tipike të kuzhinës shqiptare dhe produkte të ndryshme turistike etj.

Gjithnjë e më shumë vëmendja e pushuesve nga e gjithë bota është tërhequr me kuriozitet drejt destinacionit më të ri turistik, Tiranës. Me një kombinim magjik të tradicionales dhe të modernes, kryeqyteti shqiptar ka potencialin për t’u shndërruar në një prej vendeve më të kërkuara nga turistët duke ofruar një larmishmëri vendesh tërheqëse dhe infrastrukturë më të mirë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top