Connect with us

Tiranë, “Magneti” policor zbulon bomba me celular dhe kokainë

Kuriozitete

Tiranë, “Magneti” policor zbulon bomba me celular dhe kokainë

Tiranë, “Magneti” policor zbulon bomba me celular dhe kokainë

Dy aparatë celularë, të lidhur me tela me një sasi lëndë plasëse si dhe 212 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë u zbuluan nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në kuadër të operacionit "Magneti".

Forcat policore kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit L.G., 30 vjeç, banues në Librazhd.

Sot policia dha detaje mbi këtë arrestim të kryer dje. Ajo tha se aksioni u krye në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Pasi janë organizuar shërbimet policore, në Rrugën "Teodor Keko", kanë bërë ndalimin dhe më pas kontrollin e të riut nga Librazhdi, të cilit i janë gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bombat me celular, kokaina, dy aparate telefonike si dhe karta të ndryshme sim.

Policia tha se po vazhdon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti, për destinacionin dhe për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë, për veprat penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top