Connect with us

Tronditet qyteti, qëllohet me armë zjarri një i ri

Kuriozitete

Tronditet qyteti, qëllohet me armë zjarri një i ri

Tronditet qyteti, qëllohet me armë zjarri një i ri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës në orët e mbrëmjes së djeshme.

Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur, në zonën e njohur si Trevllazërit, rreth orës 22:00.

Policia ka raportuar se D.L, 39 vjeç, banues në Trevllazër, ka mbetur i plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Ai është transportuar për në spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.10.2017, rreth orës 22:06, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej Spitalit Rajonal Vlorë se ka shkuar për të marrë ndihmë mjeksore një shtetas i plagosur.

Nga verifikimi paraprak rezulton se shtetasi D.L., 39 vjeç banues në Trevllazër dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri, i cili momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe Grupi Hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top