Connect with us

Ujë me patëllxhan dhe limon, pija që ul kolesterolin dhe ju ndihmon të dobësoheni

Kuriozitete

Ujë me patëllxhan dhe limon, pija që ul kolesterolin dhe ju ndihmon të dobësoheni

Ujë me patëllxhan dhe limon, pija që ul kolesterolin dhe ju ndihmon të dobësoheni

Shumë njerëz zgjedhin të nisin ditën duke shtrydhur një kokërr limoni në një gotë me ujë të vakët. Ky zakon shumë i shëndetshëm jo vetëm që rizgjon organizmin, por edhe bën pastrimin e parë të tij falë elementëve të shumtë ushqyes që përmban.

Megjithatë ju mund ta zëvendësoni limonin ose ta kombinoni atë edhe me produkte të tjera. Patëllxhani është një prej tyre. Uji me limon dhe patëllxhan është një ndër lëngjet detoksikuese më të mira që mund të përdorni në vijim.

Ul nivelin e kolesterolit

Patëllxhani dhe limoni përmbajnë acid askorbik, njohur ndryshe si vitamina organike C që ul nivelin e lipideve në gjak dhe mbron venat. Merrni dy patëllxhanë dhe ndajini në feta dhe më pas në kubikë.

Futini në një enë qelqi me akull dhe lërini të pushojnë për pak. Më pas shtrydhni një kokërr limon. Fshini patëllxhanët me letër kuzhine dhe bashkojini me lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë të vakët. Pijeni këtë lëng 20 minuta para se të hani mëngjes.

Ju ndihmon të bini në peshë

Uji me limon dhe patëllxhan jo vetëm që ju ndihmon të humbni peshë, po ushqen trupin tuaj me shumë ushqyes si minerale, fibra dhe vitamina të rëndësishme për trupin. Uji me patëllxhan dhe limon pastron dhe përmirëson funksionin e mëlçisë, mbron zemrën, kontrollon urinë dhe djeg hiperakaloritë.

Merrni 5 patëllxhanë mesatarë, pritini në formë rrethi dhe vendosini në një kanë me ujë dhe pak kripë, shkruan living. Lani dy kokrra limonë dhe pritini po ashtu në formë rrethore dhe shtojini tek kana ku gjenden patëllxhanët. Lërini për dy orë dhe më pas kalojini në frulator.

Filtroni ujin dhe futini të gjithë përbërësit në një shishe qelqi. Shishja duhet ruajtur për 1 javë dhe më pas pini nga një filxhan kafeje në ditë esëll dhe pak para fjetjes. Do të habiteni nga rezultatet e përftuara./b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top