Connect with us

“Unë jam shoqja më e mirë e vajzës së të dashurit tim, por mamaja e saj s’është e lumtur

Kuriozitete

“Unë jam shoqja më e mirë e vajzës së të dashurit tim, por mamaja e saj s’është e lumtur

“Unë jam shoqja më e mirë e vajzës së të dashurit tim, por mamaja e saj s’është e lumtur

Unë jam 21 vjeç dhe partneri im është 39 vjeç. Të dy e dinim se kishim një lidhje por pavarësisht kësaj nuk rezistuam dot.

Kemi humbur miq të cilët nuk e miratonin marrëdhënien tonë për shkak të diferencës së moshës, por ne nuk kemi lejuar që kjo të prishë gjërat mes nesh.

Vajza e tij kërkoi të jetonte me ne, sepse ajo nuk po shkonte mirë me të ëmën.

Ajo flet me mua nëse është e shqetësuar për ndonjë gjë. Ish-partnerja e të dashurit tim më akuzon se po largoj vajzën nga ajo. Nuk e ka takuar të bijën për një muaj.

A mos po bëj gabim duke u shoqëruar me këtë vajzë?

Diedre përgjigjet: Nuk është çudi që mamaja e saj është e zemëruar. Në sytë e saj ju i keni marrë të shoqin. Tani po i largoni edhe vajzën. Por ju nuk duhet ta braktisni vajzën tani. Ajo ka nevojë për ju në jetën e saj, por përpiquni që ta bindni atë që të ketë më shumë kontakte me të ëmën. Kërkojini partnerit të flasë me ish-in e tij. Ata duhet ta ndajnë prindërimin. Udhëzimet online për problemet e familjes do t’iu ndihmojnë./Shqipëruar nga The Sun- Redaksia noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top