Connect with us

Ushtari e shpëtoi foshnjën nga Saddam Hussein, 18 vjet më vonë ajo e gjen dhe e takon atë

Kuriozitete

Ushtari e shpëtoi foshnjën nga Saddam Hussein, 18 vjet më vonë ajo e gjen dhe e takon atë

Në fund të viteve të 90’a, një nënë irakiane dhe vajza e saj e porsalindur, Lava, ishin në një situatë të tmerrshme.

Ato ishin në listën e Saddam Hussein për t’u vrarë, vetëm sepse ishin kurdë. Kështu, ato ikën në kufi, ku qeveria amerikane iu dha azil… vetëm njërës prej tyre.

Pasi arriti në kufi nëna, Awaz Barwari, 22 vjeç, ajo e kuptoi se vajza e saj 36 ditë e vjetër, Lava, nuk ishte në listën e azilit, dhe më pas asaj i thanë se ose duhej të qëndronte në Irak ose mund të ikte për në SHBA pa vajzën e saj.

“Iu thash se nuk iki pa vajzën time. Ata thanë se mund ta lë atë me familjen tjetër në Irak ose nuk mund të dal nga Iraku. Kështu që iu thash se nuk do të largohem”, tha Barwari për Fox 5 Atlanta, transmeton Gazeta Express.

Një ushtar, Lt. Kol. Pepin, e pa familjen duke u larguar dhe intervenoi. Pepin shpejtë e mori në krahët e tij foshnjën.

“Iu thash se emri i foshnjës ishte ‘Greg’, dhe se ajo mund të vinte me mua nën pasaportën time”, tha Pepin.

“Ata nuk e kuptuan në fillim se çfarë po tentoja të bëja, por më pas e kuptuan se dëshirova t’iu ndihmoja”, tha ai.

Ato ia dolën që të mbërrinin në SHBA sigurt. Megjithatë, familja e Awaz dhe Lt. Kol. Pepin i ndanë rrugët dhe kurrë nuk mbetën në kontakt.

“Ishte historia e parë që e kisha dëgjuar ndonjëherë. Ajo gjithmonë më tregonte për burrin i cili ma shpëtoi jetën”, tha vajza Lava për WSB-TV, tani e rritur.

Kështu, Lava vendosi që ta gjente Greg Pepin dhe ta ftonte atë në diplomimin e saj më 2015, transmeton Gazeta Express.

“Ditën kur e mora emailin e Lava-s ishte njëra ditët më të lumtura të jetës sime”, tha Pepin.

“Jam i lumtur që më gjete. Nuk do të doja ta humbja këtë për asgjë në botë”, i tha Pepin Lavës.

Ribashkimi i tyre ishte prekës.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top