Connect with us

Vajza nga Puka: “Kunati më futi duart por ajo që më bëri motra ishte më e tmerrshme”

Kuriozitete

Vajza nga Puka: “Kunati më futi duart por ajo që më bëri motra ishte më e tmerrshme”

Rastet e ngacmimeve seksuale të vajzave të reja në Shqipëri janë të shpeshta. Historitë e atyre që vendosin t`i ndajnë me të tjerët janë nga më të ndryshmet. Një vajzë nga Puka ka rrëfyer për “ShkodraNews” se si është ngacmuar seksualisht nga kunati i saj dhe braktisjen që e motra i ka bërë familjes pas mësimit të ngjarjes.

Historia:

Jam një vajzë nga Puka. Burri i motrës më ka ngacmuar kur ishim me pushime. E informova familjen time për ngacmimin dhe u thashë që nuk dua të flas më me kunatin. Babi i foli kunatit pas incidenti, por ai këmbënguli se isha duke gënjyer dhe se po i zmadhoja gjërat.

Babi më beson mua, kurse motra ime beson burrin e saj dhe refuzon të flasë me mua ose me ndonjë tjetër në shtëpi, përveç babait tim. Motra i ka thënë babit se ajo mendon se e dua burrin e saj, çka nuk është e vërtetë. Madje unë kunatin nuk e kam pëlqyër as për motrën time.

Babi im është i vjetër dhe i sëmurë, e nuk dëshiron të humbasë familjen dhe do që ne të jemi së bashku. Biles babi e pyeti motrën se çfarë donte prej meje dhe motra i tha atij se donte që t’i kërkoj personalisht falje burrit të saj. Por unë nuk dua të humb respektin për vete e t’i kërkoj në sy falje atij që më preku në trup.

Nuk di se si të zgjidh këtë problem. Jam shumë e dëshpëruar dhe e dëmtuar nga mënyra sesi motra ime mendon për mua. Por jam krenare që kam një baba të fortë që më qëndron pranë, por kjo situatë po e sëmur babin akoma më shumë e s’dua të ndjehem fajtore.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top