Connect with us

Vajzat 9-vjeçare kërkojnë t’i operojnë vaginat, s’iu pëlqen pamja e tyre

Kuriozitete

Vajzat 9-vjeçare kërkojnë t’i operojnë vaginat, s’iu pëlqen pamja e tyre

Vajzat e moshës nëntëvjeçarë janë duke kërkuar t’iu nënshtrohen operacioneve në organet e veta gjenitale për shkak se ndihen të shqetësuar nga pamja e vaginave të tyre, sipas emisionit televiziv “Victoria Deryshire”.

Doktoresha Naomi Crouch, gjinekologe e adoleshenteve, ka thënë se është e shqetësuar me rritjen e numrit të vajzave të reja që kërkojnë të operohen në vaginat e tyre, transmeton Express.

Labiaplasty, siç njihet ky operacion, përfshinë shkurtimin apo dhënien formë të buzëve të vaginës.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë në Britania të Madhe ka thënë se operacione të tilla nuk duhet të kryhen në vajzat para se ato t’i mbushin 18 vjet.

Në vitet 2015 dhe 2016, më shumë se 200 vajza nën moshën 18-vjeçare iu nënshkruan këtij operacioni në NHS. Më shumë se 150 nga ato vajza ishin nën moshën 15-vjeçare.

Doktoresha Crouch, e cila është kryetare e Shoqërisë Britanike për Gjinekologjike Pediatrike dhe të Adoleshentëve, ka thënë se gjatë punës së saj në NHS ajo ende nuk ka parë që një vajzë ka nevojë për një operacion të tillë.

“Vajzat nganjëherë vijnë dhe thonë ‘thjesht e urrej atë, dua të ma hiqni’, dhe për një vajzë të ndihet në atë mënyrë për çfarëdo pjese të trupit të saj – e veçanërisht për një pjesë intime – është shumë shqetësuese,” ka thënë ajo.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top