Connect with us

Vasili: Rama bojkotoi pr/buxhetin 2018, nuk e ka firmosur dhe parë fare dokumentin

Kuriozitete

Vasili: Rama bojkotoi pr/buxhetin 2018, nuk e ka firmosur dhe parë fare dokumentin

Vasili: Rama bojkotoi pr/buxhetin 2018, nuk e ka firmosur dhe parë fare dokumentin

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se është kryeministri që ka bojkotuar pr/buxhetin 2018 dhe jo opozita. Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Vasili tha se Rama nuk ka firmosur ende dokumentin e pr/buxhetit

“Ja dokumenti kyresor që kryeministri firmos në një vend. Këtë dokument kryeministri i vendit as ka begenisur ta firmosë. Edhe ky dokument më i rëndësishmi i politikës qeveritare, i demonstrimit të politikave qeveritare nuk është firmosur nga Edi Rama.

Ky është bojkotuesi i madh. Ne nuk jemi këtu që të akomodojmë papërgjegjshmërinë, por edhe neverinë që ka Kryeministri për popullin e tij. Kur ky bojkoton dokumentin e qeverisë së tij, ne kemi detyrë ti bëjmë fresk siç i bëjnë ata sejmenët e tij të rilindjes? Le ta bëjnë, por ne nuk mund ti bëjmë fresk këtij që ska kohë të marrë seriozisht këtë document”, u shpreh Vasili.

Më tej Vasili u shpreh se “Orë të tëra i caktoi vetes se sa mirë është të mbrosh trafiqet, sa mirë të dekorosh sallën e Kryesisë, por bojkoti më i madh është ky: Ky dokument nuk është i Kryeministrit tuaj. Ai nuk di gjë fare se çfarë është shkruar këtu”.

Në fund të fjalës së tij Vasili tha që ai nuk duhet të merret seriozisht pasi sipas tij nuk do të gjeni rast tjetër se sa i përgjegjshëm është.

“Këtu janë të shpërndara gjaku dhe djersa e mijëra bizneseve dhe ky "efendikoi" nuk ka kohë fare të merret me këtë. Ky bojkot që Kryeministri i ka bërë Buxhetit të shtetit është më i rrezikshmi, se ai nuk e ka fare në llogari popullin e tij," theksoi Vasili. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top