Connect with us

Vasili: Shqipëria ecën vetëm drejt SHBA dhe BE, kryeministri ecën drejt Rusisë e Kinës

Kuriozitete

Vasili: Shqipëria ecën vetëm drejt SHBA dhe BE, kryeministri ecën drejt Rusisë e Kinës

Vasili: Shqipëria ecën vetëm drejt SHBA dhe BE, kryeministri ecën drejt Rusisë e Kinës

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel, teksa gjatë fjalës së tij kërkloi anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, në të kundërt, sipas tij, këto vende mund të joshen nga ofertat e Rusisë, Kinës dhe Turqisë.

Vasili thotë se kryeministri bën interesantin në Europë, teksa shprehet se Shqipëria është e drejtuar nga SHBA dhe BE, ndërsa kryeministri nga Rusia dhe Kina.

“Kryeministri i inkriminuar bën interesantin dhe injorantin nëpër Europën politike. Europa ka parë plot sharlatanë politikë ndaj e dëgjon me indiferencë dhe përçmim këtë kultivues të rëndomtë droge.

Shqipëria dhe shqiptarët perjetesisht ka qenë orientuar vetëm drejt perëndimit, pra drejt SHBA-ve dhe BE-së. Edhe ata politikanë që kanë dashur ta orientojnë ndryshe Shqiperinë kujtohen me përçmim dhe shqiptarët kanë imponuar një vullnet të tillë vetëm e vetëm perëndimor. Po kështu shohin me përçmim e neveri këtë histerinë e kryeministrit, që SHBA dhe Europës i tregon Rusinë, Kinën etj etj…..”, shkruan Vasili.

Më tej ai thekson se “kryeministri i paaftë dhe antishqiptar, që drejton vendin nuk e duron dot shtetin ligjor, që amerikanët dhe europianët duan në Shqipëri,sepse ky shtet është kundër drogës, krimit, korrupsionit dhe koncesioneve.

Ndërsa ky shkollëpaku që medemek i jep mend europës mijëvjeçare, do që të bëjë shtetin e trafikantëve, kriminelëve dhe aventurierëve. Eshte i humbur, do të ikë dhe do ta qeshin edhe si mendjehumbur që është”/b.l/noa.al/.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top