Connect with us

Vasili: Shqipëria është kthyer në nyje të trafikut të drogës, Rama përgjegjës

Kuriozitete

Vasili: Shqipëria është kthyer në nyje të trafikut të drogës, Rama përgjegjës

Vasili: Shqipëria është kthyer në nyje të trafikut të drogës, Rama përgjegjës

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sulmuar sërish mesditën sotme kryeministrin Edi Rama, ku e akuzon këtë të fundit si të lidhur me drogën.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, duke marrë shkas nga raporti i Qendrës Europiane të Drogave dhe të Varësisë së Drogave, se Shqipëria po bëhet nyje e trafikut të heroinës, Vasili thekson se përgjegjës për këtë është Edi Rama.

“Përgjegjësia për drogën do ta shoqërojë kryeministrin gjithë jetën… Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) flet shume qartë, "Që Shqipëria është transformuar në një nyje të trafikut të heroinës." Kjo është tragjedia më e rëndë për Shqipërinë për të cilën ka vetëm një përgjegjës; ai është kryeministri”, shprehet Vasili.

Më tej ai thekson se Rama jo vetëm që se luftoi drogën, por sipas tij e mbështeti, e shfrytëzoi, e përdori atë.

“Ai është kryefajtori, që pengoi drejtësinë, pengoi hetimin, ruajti e mbrojti imunitetin e atyre që akuzoheshin nga prokuroria dhe partnerët ndërkombëtarë dhe këtë e bëri në parlamentin shqiptar në sytë e gjithë botës”, tha ai.

Duke përsëritur edhe njëherë se Shqipëria është nyje e trafikut të heroinës dhe se kryeministri është autor i vetëm dhe kryesor i saj, Vasili tha se ai duhet të përgjigjet për këtë.

“Llogjet e tij kilometrike janë vetëm devijim dëshpërues për t'i ikur kësaj përgjegjësie shumë të rëndë, që do ta shoqërojë gjithë jetën, po gjithë jetën ama…”, përfundon Vasili. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top