Kuriozitete
Vettingu, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve
Vettingu, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve
Rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë. Unioni i Gjyqtarëve kërkoi shfuqizimin e 25 neneve nga paketa e tre ligjeve të reformës në drejtësi.
Asambleja e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë gjykonte se ligji për “Vettingun” kishte papajtueshmëri me Kushtetutën e Shqipërisë, ndaj vendosi t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e këtij ligji.
Po njësoj gjykonte edhe për ligjin për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit pasi, në disa pjesë të tij edhe ky ligj vinte në kundërshtim me dispozitat kushtetuese.
Më herët kryeministri Rama në një postim në Facebook ka përgëzuar nisjen e vetingut, duke thënë se sistemi duhet të pastrohet nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut!Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”, shkruan Rama.
Ndërsa ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin e konsideroi ditë shprese për Shqipërinë nisjen e punës për vetingun. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.