Connect with us

Vogëlushja me kancer përmbush ëndrrën për t’u martuar me shokun e saj

Kuriozitete

Vogëlushja me kancer përmbush ëndrrën për t’u martuar me shokun e saj

Pasi kjo vogëlushe 5-vjeçare nga Skocia u diagnostikua me kancer, ajo tha se dëshira e saj në këtë jetë ishte të “martohej” me shokun e saj të ngushtë. Falë të gjithë njerëzve të dashur që e mbështetën atë, ata patën një ceremoni të mrekullueshme “martesore” dhe u shpallën “miq të mirë përgjithmonë”.

Eileidh është një vajzë e vogël nga Forres, në Skoci. Vogëlushja gjithmonë kishte ëndërruar një dasmë përrallore me shokun e saj të ngushtë, Harrison Grier, 6 vjeç.

Kur ajo u diagnostikua me neuroblastoma, një formë e kancerit që prekë fëmijët, mbështetësit ndihmuan që ëndrra e saj e fëmijërisë të realizohej, transmeton Gazeta Express.

Ceremonia e “dasmës” u hap me plot njerëz të tjerë të cilët ishin veshur si superheronj dhe princesha, me disa kostume fantastike. Eileidh eci drejt ‘altarit’ e shoqëruar nga vëllai i saj Callum me këngën “When You Wish Upon a Star” që luante në prapavijë.

Vogëlushja dhe shoku i saj qëndruan dorë-për-dorë para një altari të improvizuar dhe shkëmbyen qafore. E veshur si në përralla, Zara Grant, që ka një kompani për fëmijë, e bëri historinë e Eileidh si në përralla.

Shëndeti i vogëlushes ishte përkeqësuar për shkak të ndryshimit të gjakut dhe njerëzit brengoseshin se ajo mund të mos jetë në gjendje që t’ia dalë ta përfundojë festimin.

Por për fat të mirë, ngjarja duket se e forcoi atë pak. “Ajo ishte shumë e lodhur, por u bë vajzë krejt tjetër gjatë ceremonisë”, tha nëna e saj.

“Festa e gëzoi atë, ajo u kënaq shumë duke luajtur me fëmijët tjerë dhe duke u argëtuar. Këto do të jenë kujtimet e fundit të saj”, tha ajo.

Një poezi më pas u lexua nga motra e vogëlushes, Cerys, ku thuhej: “Edhe nëse nuk jemi bashkë, gjithmonë do të jem me ty”.

Pas ceremonisë, çifti u shpallën “miq të mirë përgjithmonë”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top