Connect with us

Winnie Harlow shfaq me krenari imazhin e plotë të trupit (FOTO)

Showbiz

Winnie Harlow shfaq me krenari imazhin e plotë të trupit (FOTO)

Ajo theu çdo rregull të mëparshëm të bukurisë apo perfeksionit. Një çrregullim i pigmentit, ka bërë që Winnie Harlow të lindi me ngjyrën e lëkurës të përzierë mes të kaftës dhe të bardhës. A e shqetëson modelen një fakt i tillë?

Tani jo më, falë të gjithë mbështetjes dhe karrierës që po korr kohët e fundit.

E sigurt në vetvete dhe shumë krenare për trupin e saj, 23-vjeҫarja postoi ditën e djeshme një foto të plotë të trupit, teksa pozonte përpara pasqyrës.

Si për të mos mjaftuar kjo, përshkrimi poshtë imazhit të Harlow ishte dhe më i guximshëm se vetë postimi: “Diferenca reale nuk është lëkura ime. Lidhet vetëm me faktin që bukuria ime nuk është e perceptueshme nga opinioni i të tjerëve. Jam e bukur, sepse e di që jam.

Vërejeni bukurinë tuaj unike sot, e ҫdo ditë në vijim!”

Kaq ka mjaftuar që komentuesit të shpërthejnë në reagime pozitive, ku ndërmjet tyre mund të dallohej një djalë që ka shkruar:

“Je shumë e bukur për këtë botë”, e një tjetër që nuk ka nguruar ta falenderojë modelen për inspirimin që ajo përcjell tek ta. Është pikërisht një ndër ato historitë e përrallave, për aq kohë sa Winnie ka vuajtur së tepërmi që në moshe fare të vogël. “Fëmijët më thërrisnin ‘lopë’.

E mbaj mend teksa qendroja buzë dritares duke parë nga yjet, në mënyrë që dëshira ime për përmirësimin e gjendjes së lëkurës të realizohej”, ka thënë Harlow për Cosmopolitan.

Mesazhi që po përcjell modelja e tejkalon atë të të qenurit e bukur, duke na frymëzuar kështu të kemi sa më besim në vetvete.

Bravo, Winnie!

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top