Connect with us

Xhaçka pritet nga komandanti i NATO-s në Kabul: Rrisim me 60% praninë në Afganistan

Kuriozitete

Xhaçka pritet nga komandanti i NATO-s në Kabul: Rrisim me 60% praninë në Afganistan

Xhaçka pritet nga komandanti i NATO-s në Kabul: Rrisim me 60% praninë në Afganistan

Vitin e ardhshëm Shqipëria do të rrisë me 60% të trupave prezencën e saj në Afganistan.

Rritja e numrit të efektivëve, mes të cilëve edhe një kontingjent i Forcave Speciale, u konfirmua gjatë vitizës që pati ditën e djeshme, e martë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në Kabul, Afganistan.

Ministrja u prit nga komandanti i misionit të NATO-s Resolute Support, gjenerali John Nicholson.

Ministrja Xhaçka tha gjatë takimit se angazhimet në operacione ndër vite kanë sjellë më shumë përgjegjësi dhe detyrime.

“Vendimi për zgjerimin e trupave në Kabul dhe Herat është përgjigjja jonë në emër të partneritetit strategjik me SHBA, ashtu sikundër kemi mbështetur strategjinë e qeverisë amerikane në Azinë Juglindore”, u shpreh Xhaçka.

Gjatë orëve të qëndrimit në Kabul, ministrja e Mbrojtjes u takua me efektivët shqiptarë në komandën qëndrore të NATO-s dhe në Aeroportin ndërkombëtar “Hamid Karzai”, ku kryen misionin kontingjenti i 6-të.

“Ne të gjithë ju jemi mirënjohës për kontributin që jepni dhe përfaqësimin dinjitoz tuajin përkrah vendeve të tjera aleate të NATO-s. Në këtë prag festash të 105- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, është emocion i jashtëzakonshëm që jam këtu për t’ju përcjellë mbëshetjen time dhe të qeverisë “Rama” për ju dhe familjet tuaja. Na keni zbardhur faqen dhe çdo ditë e më shumë ndjehemi krenarë për ju këtu në Afganistan sikundër për çdo efektiv të Forcave të Armatosura brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh ministrja gjatë ceremonisë festive me rastin e festave të nëntorit.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë nga Tirana, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndonëse nuk është bërë gjithçka që efektivët shqiptarë në misionet jashtë vendit meritojnë, vëmendja e Qeverisë për ta është maksimale.

Nga ana e tij gjenerali amerikan e përgëzoi Xhaçkën për kontributin e dhënë, “Në stafin tim kam shumë oficerë e më vjen mirë ta pranoj që oficerët shqiptarë janë më cilësorët”.

Ministrja e Mbrojtjes u prit edhe nga përfaqësuesi më i lartë civil i NATO-s në Afganistan, ambasadori Cornelius Zimmermann dhe komandantët e HKIA (Hamid Karzai International Airport) dhe TAAC Capital (Train Advise Assist Command).

Aktualisht, FARSH janë angazhuar me një personel prej 83 trupash në Afganistan, e konkretisht në Kabul, Herat apo Mazar e-Sharif.

Pas vendimit për shtim të trupave në vitin 2018, kontributi i Shqipërisë pritet të përqëndrohet në “Force Protection”, këshillim dhe asistencë në Komandën e Perëndimit në Herat apo në skuadrën e operacioneve. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top